Halloween, një natë tmerri në kështjellën e Drakulas!

Nata e Halloween në kështjellën e Drakulas. Ndoshta vendi më i frikshëm në botë për të kaluar natën e 31 tetorit, natën që tradita anglo-saksone ia dedikon shtrigave dhe mostrave.

Kështjella e Bran e cila lidhet me legjendën e kontit Drakula, do të hapet kësisoj pas 70 viteve falë një konkursi nga Airbnb.

Çifti fitues i konkursit do të jetë në kontakt me legjendën e vampirëve të Transilvanisë dhe me romanin e viteve 1897 të Bram Stoker.

“Dua të tregoj bukurinë e vendit që i ka dhënë origjinën historisë,” ka thënë Dacre Stoker, pasardhësi i shkrimtarit i cili për halloween do të interpretojë Jonathan Harker, personazhi që në libër tregon numërimin e vampirëve në kështjellë.

Kështjella Bran e cila ndodhet afër Brasov në Transilvani ka frymëzuar Stoker, por kështjella e vërtetë e kontit Drakula është ajo e Ponearit, në qytezën Arefu.

Mysafirët që do të udhëtojnë në Rumani, do të dërgohen në kështjellë nga një karrocë e tërhequr nga kuajt. Në darkë do të serviret pulë me speca, e njëjta recetë e romanit.

Më pas natën do ta kalojnë në arkivole, por në qoftëse ndikimi emocional do të jetë i madh, do të ketë edhe shtretër në dispozicion.

Airbnb ka vendosur disa rregulla të thjeshta për t’u ndjekur: Është e ndaluar të marrësh hudhër me vete, të kesh bizhuteri argjendi dhe të bësh selfie sepse legjenda thotë që vampirët nuk mund të shihen në pasqyrë.

Historia e Kështjellës: Kështjella e Bran ishte fillimisht një fortesë ushtarake e vendosur në rrugën që lidh Rumaninë me jugun e Transilvanisë.

Thuhet se në mesin e shekullit XIV, Vlad III nga familja e “draçulestit” do ta përdorin kështjellën si burg për rivalët dhe të gjitha ata që ishin përpjekur t’i bënin keq familjes.

Më pas kështjella i kaloi mbretëreshës Mari e cila ia la trashëgimi vajzës së saj, princeshës Ileana derisa u sekuestrua nga regjimi komunist në vitin 1948 dhe që atëherë askush nuk e ka kaluar natën aty.

Në vitin 2006 kështjella i është kthyer djalit të Ileanës, Dominikut të Habsburgëve.

Ndërsa sot prona administrohet nga një kompani rumune e cila e jep atë me qira për dasma, aktivitete politike etj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Momenti kur Princi pa Princeshën nuse…

Ishte vërtet një çast emocionues ai kur Princ Leka e pa për...
Read More