Hapat e thjeshtë për të qenë të lumtur

happy

Është një pyetje shumë e thjeshtë por e mistershme, sidomos nëse merrni në konsideratë që njerëz të ndryshëm kanë perceptim të ndryshëm për lumturinë.

Kemi dëgjuar shpesh të thonë se lumturia është një zgjedhje e jona, por shumë prej nesh vazhdojnë të mos e kenë në jetën e tyre. Në këtë artikull do të gjeni një listë me 4 hapa të thjeshtë për të qenë të lumtur. Bëhet fjalë për disa gjëra që nuk ju kushtojnë pothuajse fare.

1. Shijo momentin

Psikiatrja Carolina Cribari thotë: “Fokusohuni tek momenti”. Të jeni të pranishëm në momentin e tanishëm do ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe mendimet negativ, sepse do të jeni të vetëdijshëm në atë çfarë po ndodh aktualisht, fizikisht në këtë moment.

2. Ndihmo të tjerët

Të ndihmosh të tjerët nuk është vetëm mirë për ata dhe diçka e mirë për tu bërë, por të bën edhe vetë të lumtur e të shëndetshëm. Të japësh bën që të lidhesh me të tjerët, duke krijuar komunitet më të fortë dhe shoqëri më të lumtur. Nuk e kemi fjalën vetëm për para’, por për kohë, ide dhe energji. Pra, nëse kërkon të ndihesh mirë, bëj mirë!

3. Krijo lidhje

Lidhjet janë kontribuesi më i madh i lumturisë. Njerëzit me lidhje të forta shoqërore janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë. Lidhjet e ngushta me familjen dhe miqtë japin dashuri dhe na rrisin vetëbesimin. Forcimi i lidhjeve shoqërore dhe krijimi i shoqërive të reja na bën më të lumtur.

4. Orientohuni drejt emocioneve pozitive

Emocionet pozitive si gëzimi, mirënjohja, kënaqësia, frymëzimi dhe krenaria krijojnë një “spirale pozitive” në periudhën afatgjatë. Pra, edhe pse duhet të jemi realistë për jetën tonë, e mira është që të përqendrohemi te gjërat pozitive.

Shkruar Nga
More from Revista User

Heshtja e të mallkuarve

Më 1 tetor, rreth 900 njerëz u plagosën nga policia evropiane në...
Read More