Haradinaj takohet me Rita Orën: Faleminderit që të kemi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar në Londër me këngëtaren me famë botërore Rita Ora.

Ai është shprehur se ajo ka bërë më shumë nga të gjithë të tjerët për origjinën e saj, Kosovën.

“Faleminderit që të kemi”, shkruan në një postim në “Facebook”, të cilit i ka bashkëngjitur edhe një foto të tijën me Ritën.

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve:

Faleleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, shkruan në “Facebook” Haradinaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kinematë amerikane, “The Equalizer 2” mund “Mamma Mia 2”

Kur nisi të shfaqej të premten, “Mamma Mia 2”, ishte planifikuar të...
Read More