Harry dhe Meghan e vulosin me puthje, zyrtarisht të martuar

Mbarë bota mbajti frymën për atë që është cilësuar si dasma e vitit.
Princi Harry lidhi martesën e tij me aktoren Meghan Markle në një ceremoni prekëse.

Harry u shfaq shumë i emocionuar, duke dhuruar një puthje pasionante përpara mijëra të pranishmëve.

Ai mezi i mbajti lotët kur pa nusen teksa vinte drejt tij, e shoqëruar nga babai Charles.

“Faleminderit ba’,” tha ai, ndërsa më pas e mori veten dhe iu drejtua Meghan.
“Më mori malli,” i tha ai asaj.

Harry e ka vuajtur shumë humbjen e mamasë, Diana, pasi ajo u aksidentua për vdekje.

Ai tha se kaloi një depresion.
Por e sikletshme ishte situata edhe për Meghan Markle, pasi babai i saj nuk pati mundësi ta përcillte në altar.

Dhjetëra yje ishin ftuar në këtë ceremoni të bukur e madhështore.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Nënë Merali’, gruaja që po përpiqet të rrëzojë Erdoganin nga pushteti

Sipas traditës turke, sherret midis burrave e grave përfundojnë kur gruaja përplas...
Read More