Harry dhe Meghan Markle, “muaj mjalti” tek George Clooney, në liqenin e Comos

‘Muaj mjalti’ italian për dukët e Sussex, që ashtu siç zbulon revista Chi në numrin e të mërkurës, 22 gusht, kanë kaluar disa ditë në liqenin e Comos, duke u bërë të ftuarit e veçantë të George Clooney dhe Amal Alamuddin.

Harry dhe Meghan nuk kanë dalë asnjë moment nga Vila Oleandra dhe kanë kaluar pjesën më të madhe të kohës duke u relaksuar në pishinë, ku Markle është zbavitur duke luajtur rolin e ‘dados’ për binjakët Alexander dhe Ella Clooney.

Sipas të përjavshmes çifti ka zbritur me një avion privat në sekret të plotë në mbrëmjen e 16 gushtit dhe janë drejtuar direkt në Vilën Oleandra, shoqëruar nga një grup agjentësh të shërbimeve sekrete angleze dhe nga agjentë të policisë italiane.

Teksa Meghan zbavitej me binjakët e çiftit, Harry ka sfiduar Clooney dhe të ftuarit e tjerë në ndeshje tenisi dhe basketbolli.

I vetmi moment ‘zyrtar’, gjithmonë sipas revistës, ka ndodhur në mbrëmjen e të shtunës, 18 gusht, kur në parkun e vilës është shtruar një darkë gala ku kanë marrë pjesë rreth 15 të ftuar.

Mbrëmja ka vazhduar deri natën vonë. Të dielën dukët e Sussex janë nisur nga Malpensa.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bima e cila për 15 ditë, shëron të gjitha llojet e tumoreve

Blushwood (Hylandia dockrillii), e cila në shqip do të mund të përkthehej...
Read More