Havai, Ishulli i Lindjes zhduket plotësisht

Havai ka një ishull më pak. Ishulli i Lindjes është zhdukur plotësisht në det. Këtë e tregojnë fotot e publikuara nga Autoriteti Amerikan i Peshkimit.

Që prej uraganit Walaka, që zgjati dhjetë ditë në fillim të tetorit, ishulli i madh 4.5 hektarë është zhdukur plotësisht.

Eksperti i klims Chip Fletcher thotë se ishulli mund të ketë pasur një moshë 2-mijë vjeçare.

Ai shton se është i zhgënjyer dhe mendon se brenda dy dekadash, do zhduken shumë ishuj të tjerë.

Ishulli i Lindjes gjendej 900 kilometra larg kryeqytetit Honolulu, në një zonë të mbrojtur me ligj.

ishulliishulli1

Shkruar Nga
More from Redaksia

Në qeverinë “Rama 2” e vetmja surprizë është vetë Edi

Nga Ervis Iljazaj I vetmi lajm i rëndësishëm politik që pritet këto...
Read More