Heidi Klum në Meksikë me të dashurin shumë më të ri se vetja..

 

Të dielën, 44 vjeçarja Heidi Klum është fotografuar topless në krah të bukuroshit të saj 28 –vjeçar , rrokeri Tom Kaulitz , në vilën e tyre në Cabo San Lucas, Meksiko.

Ajo është parë duke u sjellë vërdallë vetëm me një palë mbathje të zeza, syze dielli pasqyrë dhe disa varëse. Edhe Kaulitz ka treguar trupin e tij nën diellin rrëzëllitës.

Megjithëse temperaturat ishin të larta në Meksiko, kjo nuk e detyroi çiftin të mos rrinin ngjitur.

Kitaristi i Tokio Hotel është parë duke puthur me modelen. Ndërveprimi i tyre i afërt duket se i ka sjellë buzëqeshjen Klumit, që dikur ka thënë se seksi është sekreti i saj për t’u dukur shkëlqyeshëm.

Siç duket edhe nga fotot, Klum është shumë e lumtur me burrin e saj të ri, me të cilin u lidh në fillim të këtij viti.

Mamaja e katër fëmijëve u nda nga i dashuri prej një kohe të gjatë Vito Schnabel vjeshtën e kaluar. Më parë ajo ka qenë e martuar me muzikantin Seal, nga viti 2005 deri më 2014-ën.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Maqedonia ftohet zyrtarisht për bisedime nga NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shfrytëzuar konferencën e parë...
Read More
CLOSE
CLOSE