Helmi i gjarprit mund të përdoret si ilaç për kancer dhe diabet

0-158

Helmi i gjarprit mund të shndërrohet në molekula të parrezikshme të cilat mund të kenë ndikime pozitive në shërimin e sëmundjeve si kanceri dhe diabeti, kanë deklaruar shkencëtarët.

Ekipi shkencor britanik-australian ka deklaruar që për herë të parë është dëshmuar që helmi i gjarprit në formë të proteinave të parrezikshme mund të përdoret për shërimin e indit njerëzor.

Helmi i gjarprit zakonisht sulmon rrugët e njëjta fiziologjike, si edhe shumë sëmundje njerëzore, ndërsa shkencëtari australian Gavin Huttley tha që të kuptuarit e transformimit të molekulave të helmit mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja, përcjell AFP.

Disa lloje të helmit të gjarprit shkatërrojnë qelizat për bartjen e oksigjenit nëpër gjak, duke përfshirë qelizat të cilat ushqejnë tumoret kancerogjene, ndërsa Huttley tha që me mapimin e veprimit të tyre mund të realizohet shërimi më efikas i kancerit.

“Thelbi është që molekulat e helmit, ato që na vrasin, në fakt janë vetëm derivate të proteinave normale”, ka deklaruar Huttley, ekspert nga Universiteti nacional australian.

Ai tha që gjëndrat e gjarpinjve që sekretojnë helm janë si “fabrika të vogla ilaçesh të cilat kryejnë eksperimente në një shkallë evolucionare kohore dhe krijojnë molekula të reja për të provuar veprimin e tyre”.

Shkencëtarët po provojnë të mapojnë ndryshimet në aminoacide të cilat marrin pjesë në evolucionin e qelizave të zakonshme në helm dhe mbrapa në formën e tyre fillestare.

“Kjo është dëshmi parimore që molekula toksike mund të modifikohet për të mirë të organizmit, çka arsyeton interesimin për potencialin e tyre farmaceutik,” ka thënë Huttley.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në numrin e ri të revistës “Nature Communications”.

Shkruar Nga
More from Revista User

As në punë e as në internet: Vendi ku do ta takoni fatin e jetës

Nëse jeni duke kërkuar fatin e jetës tash e një kohë, atëherë...
Read More