Helmimi i peshqve në liqenin e Xibrakës, ja për çfarë po heton Prokuroria



Vazhdon të mbetet mister shkaku i helmimit masiv i peshqve dhe gjallesave të tjera në liqenin e Xibrakës në Cërrik.

Dy ditë më parë të gjithë peshqit dhe krijesat e tjera në këtë rezervuar ngordhën nga një arsye që ende nuk dihet.

Specialistët kanë ngritur disa hipoteza të mbështetura në arsyetime. Sipas tyre shkak kryesor i ngordhjes së peshqve mund të jetë një kombinim kimik i krijuar nga gazrat çliruara nga nëntoka dhe të kombinuara me ujin.

Ky gaz është shkaktuar nga temperatura e lartë dhe thatësira e zgjatur e kësaj vere. Një tjetër hipotezë është ajo e hedhjes në liqen e mbetjeve nga banorët e fshatit dhe së fundmi mbetet edhe helmimi me dashje i rezervuarit.

Pikërisht për këtë po heton policia dhe prokuroria në Elbasan, por sipas specialistëve që peshqit të helmohen nevojitet një sasi e konsiderueshme helmi për të gjithë gjolin. Gjithsesi do të sqarohet pas përfundimit të analizave që po u kryhen kampioneve të peshqve të dërguar në laborator.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident me vdekje në Lushnje, humb jetën një i ri. Ja emri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku...
Read More