Helmimi në mitingun e PD-së, prokuroria sekuestron prozhektorët e ndriçimit. Ja dyshimet



basha

Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Një ditë pas helmimit të rreth 140 mbështetësve të PD-së, prokuroria vijon hetimet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkaqeve të helmimit.

Burime për “BalkanWeb” pohuan se prokuroria ka marrë vendimin për sekuestrimin e prozhektorëve pasi dyshohet se pikërisht ndriçimi ka qenë shkaku i lëndimit të dhjetëra personave që morën pjesë në miting, mes tyre edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Mësojani fëmijës vetëmbrojtjen verbale

Fëmijët nuk gënjejnë, pra vogëlushët e thonë atë që mendojnë, me ç’rast...
Read More