Helmohen 70 persona, policia arreston pronarin e një restoranti

70 persona dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një restorant në qytetin e Bajram Currit.

Policia e Tropojës sqaron se në pranga ka vënë pronarin e restorantit, Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 18.07.2017, në spitalin e Bajram Currit janë paraqitur 70 persona për të marrë ndihmë mjeksore, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë konsumuar ushqim në lokalin (restorantin) e shtetasit Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit”, sqaron policia.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer veprimet proceduriale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 288 dhe 174 të K.Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sulme vdekjeprurëse nga peshkaqenët në Australi, vendi merr masa

Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *