Helmoi vjehrrën: Mbetet në burg Marjana Cmeta, lirohet hoxha dhe vjehrri

Gjykata e Apelit la në burg nusen 21-vjeçare, Marjana Cmeta, e cila një vit më parë helmoi vjehrrën e saj në zonën e Kamzës.

Ndërkohë gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për vjehrrin e nuses 21-vjeçares, Agim Lami, i cili kishte dijeni për vrasjen e gruas së tij por nuk kishte denoncuar.

“Detyrim paraqitje” u vendos  edhe për hoxhën Hysen Shehu, tek i cili 21-vjeçarja rrëfeu mënyrën sesi e kishte helmuar vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 prill 2017.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017, ku u raportua e vrarë Lirije Lami.

Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më 13 mars, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tarracat e gjelbra të pallateve do të zbukurojnë Tiranën…

    Përveç fondit të Komuniteteve, bashkia ka nisur një tjetër nismë,...
Read More