“Hëna e përgjakur”, ja kur ndodh eklipsi hënor më i gjatë i shekullit



Një lajm i mirë për të gjithë të pasionuarit pas fenomeneve të qiellit. Javën e ardhshme ndodh ai që konsiderohet edhe si eklipsi më i gjatë hënor.

Përveç faktit që ky eklips do të zgjasë për rreth 2 orë rresht, do të keni dhe një shans shumë të mirë për të parë nga afër planetin Mars.

Eklipsi do të mund të shihet të premten e 27 korrikut në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore.

Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. Sipas astronomëve, ky është eklipsi hënor më i gjatë i shekullit pasi faza e tij totale do të zgjasë për gati 2 orë. Më konkretisht një orë, 42 minuta dhe 57 sekonda.

Ndërsa termi “Hëna e Përgjakur”, vjen nga madhësia e hënës së plotë si dhe ngjyrës së kuqe të errët që hëna merr gjatë këtij fenomeni.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Finlandezët tallen me presidentin Trump

  Finlandezët thonë se kanë mbetur të befasuar nga komentet e presidentit...
Read More