Heroizmi: 5 gra ‘masakrohen’ në Gjenevë. Tre shqiptarë i shpëtuan nga vdekja!

Pas sulmeve tronditëse ndaj disa grave në Gjenevë, policia zvicerane arrestoi disa të dyshuar. Falë deklaratave të viktimave, ngjarjet tani kanë mundur të rindërtohen saktësisht.

Gratë nuk kishin asnjë mundësi për t’u mbrojtur ndaj sulmit. Vetëm tre kosovarë të guximshëm kanë arritur t’i dëbojnë agresorët.

Gjatë këtij sulmi, të plagosura mbetën pesë femra, shkruan Albinfo.ch. Viktimat thanë se dhuna ndaj tyre ishte e pamëshirshme.

Më në fund, mëngjesin e së hënës u aktivizuan edhe prangat: Policia franceze arrestoi tre persona të dyshuar që ishin përfshirë në sulmin në Gjenevë.

Prokurorja publike thotë se të dyshuarit duhet të jenë një grup prej të paktën gjashtë personash.

Të tre të dyshuarit më në fund u paraqitën para gjykatësit hetues. Ata pranuan se natën e kobshme kishin qenë në vendngjarje, por mohuan ndonjë përfshirje.

Të gjithë të dyshuarit janë shtetas francezë mes moshës 20 dhe 25 vjeç. Tre të rinjtë janë nga rajoni i Thonon-les-Bains dhe të gjithë tashmë janë të njohur për krime të ndryshme.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Këshilla që nuk duhet humbur: Personat në meso-moshë duhet të …

Një fushatë e re ka nisur, me kërkesën që personat në meso-moshë...
Read More