Hetimet për krye-policët e Vlorës, Ngjela: Metodë e FBI, fillimisht goditen kriminelët

Duke diskutuar “arratisjen” e tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë në “360 Gradë” në Ora News, avokati Spartak Ngjela tha se metoda e goditjes së krimit është e ngjashme me atë të FBI-së amerikane ku arrestohen kriminelët që nxjerrin më pas politikanët. Gazetarja Anduena Llabani tha se policët e Vlorës e kanë ditur që në fillim se po hetoheshin, ndërsa bënin karshillëk në Tiranë.

Pjesë nga diskutimet:

Llabani: Që kurse ka nisur hetimi, ata kanë qenë në dijeni. Edhe këtu ka futur hundët politika duke i lënë pa prova penale, duke bërë karshillëk në Tiranë disa ditë përpara arratisjes.

Bledian Koka: Akuza është qartas një tentativë për të shmangur gjurmët dhe shkaktarët kryesor. Edhe Gjergj Kohili është zhdukur, edhe Sokol Bode, e kanë ditur fare mirë që ky operacion do të vazhdonte. Sokol Bode është një nga njerëzit që del në foto me Habilajt. Ka 6 muaj që opozita e ka denoncuar lidhjen e Sokol Bodes me Habilajt.

Llabani: Është prishur një marrëveshje, një kontratë. Marrëveshja mes oficerëve të policisë së Vlorës. Ky Çela kishte 4 vite në Policinë e Vlorës që nuk ka ndodhur asnjëherë të ketë një drejtor më shumë se sa një vit.

Ngjela: Ka një moment profesional në hetim. Çfarë konstatoj unë këtu? Konstatoj se ka qenë metoda e FBI-së. Nuk fillojnë nga politikanët, fillojnë nga krimi i organizuar që ka lidhje me ta. Shkojnë nga malavita që nxjerr politikanët. Në të njëjti moment u vendos ligji antimafia për politikanët. Me zor por ata e pranuan. Kështu do të fillonte. Për sa i përket atyre nuk kanë lidhje me atë çka do të ndodhi.

Llabani: Tre ditë përpara Jaeld Çela është parë në kafe pranë TVSH-së. Kanë parë garanci se nuk do të arrestohen. Ka informacion se ndodhen në Greqi.

Koka: Ka vende si Zvicra që japin azil politik dhe të gjithë po shkojnë atje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përdorni domate për fytyrë të pastër

Domatja konsiderohet ndër komponentët kryesor që ndihmon lëkurën tuaj të duket e...
Read More