Hetimi i çështjes ruse: Twitter takon panelet e Kongresit

Përfaqësues të rrjetit social Twitter vizituan Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të hetimeve që po bëhen për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit ftuan edhe gjigantët e teknologjisë Facebook dhe Google të paraqiten në seanca dëgjimore në muajt e ardhshëm.

Komitetet janë duke hetuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe të propagandës në mediat sociale, nivelin e përfshirjes së Rusisë dhe nëse njerëz apo entitete në SHBA kanë ndihmuar në shënjestrimin e këtyre lajmeve.

Facebook dhe Twitter përdorin lloje të ndryshme të platformave.

Përdoruesit mund të regjistrohen në mënyrë anonime në Twitter, i cili ka më shumë llogari publike sesa Facebook-u.

Disa ligjvënës amerikanë kanë shprehur shqetësim për potencialin e përdoruesve anonimë për të përhapur keqinformime.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shqiptarja më e bukur në Gjermani.

Që vajzat shqiptare janë shumë të bukura, kjo është një gjë e...
Read More