Hetimi i OKB-së për armët kimike në Siri mund të zgjatet

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Suedia dhe Uruguaj kanë shkruar një draft rezolutë për të zgjatur hetimin e Kombeve të Bashkuara rreth asaj se kush është përgjegjes për sulmin me armë kimike në Siri.

Fyodor Strzhizhovsky, sekretari për shtyp i Rusisë në OKB, ka thënë për agjencinë e lajmeve TASS se të dyja vendet anëtare të përkohshme kanë dorëzuar një draft “kompromis” te Këshilli i Sigurimit, për rinisjen e punës së Mekanizmit të Përbashkët Hetues (JIM).

Një burim i panjohur për TASS, ka thënë se votimi i zgjatjes së hetimit mund të mbahet më 19 nëntor.

Ky raport erdhi një ditë pasi Rusia i kishte vënë veton propozimit për të mbajtur aktiv përkohësisht hetimin e Kombeve të Bashkuara.

Shkruar Nga
More from Revista User

5 femrat që ndryshuan botën, midis tyre është edhe një shqiptare

Ato njihen si 5 femrat që ndryshuan historinë e botës. “Lufta” për...
Read More