Hetimi/Sekuestrohet libri i takimeve të Tahirit në Ministrinë e Brendshme

Të gjitha takimet që Saimir Tahiri ka bërë si ministër, gjatë 4 viteve në ambientet e Ministrisë së Brendshme do të verifikohen nga ana e prokurorisë.

Mësohet se prokurorët e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017. Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë, raporton TCH.

Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj, i njohur ndryshe edhe si “Lolo”, i cili është kapur duke thënë se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh.

Gjithashtu në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar të gjithave kompanive celulare, që të dorëzojnë sa më shpejtë pranë grupit hetimor komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mjekët pa Kufij janë detyruar të largohen nga Pakistani

Organizata humanitare mjekësore ndërkombëtare, Mjekët pa Kufij, ka njoftuar se qeveria e...
Read More