Hidhni sodë buke mbi dyshekë dhe shihni rezultatet mahnitëse

sode

Tregu është plot me produkte pastrimit të cilat po aq sa mund të pastrojnë mund edhe të dëmtojnë shëndetin tonë.

Por a e dini se ekziston një produkt që është në kuzhinën e secilit prej nesh e që në fakt ka efekte mahnitëse për pastrimin e shtëpisë?

Më poshtë po ju sjellim një mënyrë se si mund ta përdorni sodën bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës për të pastruar dyshekët.

Kjo mënyrë e pastrimit të dyshekëve do të largojë papastërtitë, djersën, qelizat e vdekura, pluhurin dhe të gjitha aromat e këqija.

Mënyra si të pastroni dyshekët:

Fillimisht dyshekun pastrojeni me vakum ose fshisë elektrike. Më pas shpërndajen një qese të sodës së bukur mbi gjithë sipërfaqen.

Lëreni dyshekun të qëndrojë kështu për disa orë, e nëse keni mundësi edhe për një ditë.

Më pas sërish pastrojeni me vakum për të larguar gjithë sodën e bukës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jeni kuriozë? Ja çfarë tregon distanca mes vetullave për karakterin tuaj

Mbase nuk e kishit menduar, por vetullat mund të tregojnë shumë edhe...
Read More