Hiqni dorë nga të gjitha modelet e flokëve – e tëra që ju duhet këtë sezon janë balluket!

baluke

Nëse dëshironi që këtë sezon të jeni në hap me trendet dhe tendencat e fundit të modës, sa i përket stilimit të flokëve, atëherë duhet të vraponi mënjëherë tek stilisti i flokëve për një model të ri flokësh. Këtë sezon janë në modë balluket. Nëse keni flokë të shkurtë apo të gjatë, balluket janë mëse të përkryera.

Ky trend sezonal i fton të gjitha femrat e guximshme që janë në kërkim për disa ndryshime si theksimi i ballukeve. Balluket i japin një pamje plot volum flokëve tuaj dhe nëse mërziteni nga to, mund t’i lakoni edhe nga anash.

Sa i përket ngjyrës apo nuancave të flokëve, këtë sezonë është tendenca njëngjyrëshe, ose tone të ngrohta, të tilla si blu, e kaftë në të artë, bakër si dhe variacione tjera të ngrohta. Gjëja më e rëndësishme është që flokët tuaj të duken të kuruar dhe mos të keni maja të plasaritura.

Megjithatë, ajo që i shqetëson shumicën e femrave para se ti shkurtojnë flokët, është mirëmbajtja e ballukeve. Prandaj, ne ju sugjerojmë disa truqe me të cilat mund të jeni në gjendje ti mbani flokët në mënyrë të rregullt.

Shampoja e thatë mund të jetë ndihma e parë që t’i freskoni kur ju nuk keni kohë për ti larë ato. Gjithashtu, ju mund ti lani vetëm balluket dhe t’i thani duke iu dhënë volum, dhe pjesën tjetër të flokëve mund ta kapni punxh ose bishtalec.

Përveç kësaj, sigurohuni që balluket mos ti lyeni me asnjë lloj preparati kozmetik, ose të paktën jo në sasi të mëdha, pasi mund t’i ngjitin balluket dhe të dukeni si mos më keq.

Ekspertët rekomandojnë që t’i shkurtoni balluket çdo tre javë, që mos të ju pengojnë tek sytë. Megjithatë, mos i preni vet, sa do që të keni përvojë, sepse do të shkatërroni tërë pamjen tuaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çavushoglu: Në Evropë do të fillojnë luftërat fetare

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Melvut Çavushoglu ka deklaruar se...
Read More