Historia e mësueses katolike në Mirditë: Më pushuan nga puna!

 
 

Motër Elda Nikolli, që aktualisht shërben në Fan, ka reaguar për faktin se në shkollat shqiptare lejohen fushatat për LGBT, ndërkohë që institucionet kanë frikë të përmendin dimensionin shpirtëror.

Nikolli tregon historinë e saj, gjatë kohës që jepte mësim në shkollën ‘Ndrecë Ndue Gjoka’, ku, që në fillim, i është kërkuar të mos u fliste nxënësve për fenë.

Madje, drejtuesit e shkollës kanë hyrë në klasë dhe, në sy të saj, kanë pyetur nxënësit nëse mësuesja u fliste për fenë.

Pak kohë më vonë, edhe pse nxënësit ishin shprehur të kënaqur me mësimin, motër Elda u pushua nga puna, pa asnjë justifikim, ndonëse ka dy diploma dhe 6 vite eksperiencë pune.

Reagimi: Jetoj në Fan (Mirditë) dhe per tre muaj kam punuar ne shkollen Ndrecë Ndue Gjoka.

Kur më morën ne pune me thane ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasesh nxenesve per fene’, biles, sikur te mos mjaftonte nje dite perfaqesues drejtues te shkolles kane hyre ne klase duke pyetur nxenesit ‘a ju ben mesim kjo, apo ju flet per fene?’, kete ne syte e mi!

Nderkohe qe jetojme ne nje zone, ndoshta e vetmja ne Shqiperi, me tradite katolike prej shekujsh.

Habitem qe ende kemi frike ne institucionet tona te permendim dimensionin shpirteror, i vjeter qe me lindjen e njeriut, ndersa teorit gender na duken si arritja e madhe e qyteterimit tone!

Sidoqofte, edhe pse nxenesit e mi u shprehen te lumtur per mesimin qe beja, me pushuan nga puna, ‘denim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka qe nuk shkon….

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sëmundja më e përhapur në planet!

  Sëmundja më e përhapur në planet ku   numri i të prekurve arrin...
Read More