Historia e pabesueshme e shqiptarit Ermal Meta, kush janë dy fituesit e rinj të Sanremo 2018

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro: një dyshe e lindur për në Sanremo, një dyshe i lindur për të fituar, pavarësisht se kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” përfundoi pas interpretimit të parë, në vorbullën e polemikave si një rast i mundshëm plegjature.

Me të tillë emocion kanë shkruar mediat italaine, pas shpalljes së Metës dhe Moros si fitues të sivjetshëm të Festivalit të Sanremos.

Media italiane ka bërë si më poshtë dhe një profil të dy këngëtarëve fitues, njeri prej të cilëve shqiptar:

“Ermal Meta ka lindur në Fier, në Shqipëri dhe në moshën 13 vjeçe iku në Bari me nënën, motrën dhe vëllanë. Ajo që i ndodhi në Sanremo ishte në mënyrë absolute, fat.

Para se të ishte një kantautor, Meta ishte një kompozitor për të tjerë artistë dhe shumë nga këngët e tij kanë arritur në skenën e Ariston.

Meta ka shkruar këngë edhe për Francesco Renga. Pastaj, ja tek arrin: në garën e Sanremos në 2016, ai kualifikohet për në finale në katër të fundit, në seksionin e propozimeve të reja duke arritur në vendin e tretë pas Francesko Gabbani dhe Chiera Sello me “Odio le favole”.

Meta u përpoq sërisht vitin e ardhshëm. Këtë herë me më të mëdhenjtë, me “Vietato morire” dhe arriti i treti, pas Francesko Gabbani e Fiorella Nanooia.

Metai ishte pjesë e grupit La Fame di Camilla. Si solist, publikoi tre disqe” “Umano”, “Vietato Morire” dhe “Non abbiamo armi”.

Ndërsa, Fabrizio Moro, lindiru si Fabricio Mobrici, ka lindur në Romë 46 vite më parë. Në vitin 20017 ai ka marrë pjesë në edicionin e 57 të sanremos me këngën “Pensa” dedikuar viktimave të mafias, duke arritur të fitojë garën në kateroinë e të rinjve.

Vite pas 2008-ës, në mesin e të mëdhenjve, ai u ngjit në stadin më të ulët tpodiumit me “Eppure mi ha cambiato la vita”.

Në 2010, me “Non e una canzone”,i shkon keq dhe eliminohet.

Moro ka shkruar për artistë të tjerë, edhe për Festivalin në 2015 ka marrë pjesë si profesor në emisionin televiziv Amici të Maria Di Filipi.

Këto ajnë albumet që ka publikuar Fabrizio Moro: «Ognuno ha quel che si merita», «Pensa», «Domani», «Barabba», «Ancora Barabba», «L’inizio», «Via delle Girandole», «Pace».

Shkruar Nga
More from Revista User

Ministria, dy raporte sekrete për Lul Berishën e Shullazin

Në fakt në Ministrinë e Brendshme janë dy raporte informative të dorëzuar...
Read More