Historia që befasoi Italinë: Jeta luksoze e studentit-hajdut shqiptar

Detaje të reja pas arrestimit të shqiptarit 26-vjeçar në Itali, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Doktor K’, pasi ishte me master pas studimeve në universitetin Bocconi.

Në një profil që i kanë bërë mediat italiane shqiptarit, tregojnë për jetën e tij dhe pushimet luksoze.

Ai jetonte dashurinë me një grua ruse, 39-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve, me të cilën bënte pushime luksi në Kosta Smeralda, shkruan Panorama.

Në banesë atij iu gjet një inventar kilometrik i mallrave të vjedhura, me të cilat kishte mbushur apartamentin me qira të përbërë nga dhoma gjumi – kuzhinë, dhomë gjumi dhe banjo në katin e dytë.

Dr. K ka përfunduar universitetin ‘Bocconi’ për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por që në sytë e policisë, pas arrestimit u shfaq një djalë shumë i heshtur.

I arrestuari është i lindur në Durrës, por që jeton ptej shumë vitesh në Itali. Ai është elegant, së paku si e përshkruan policia italiane, me fytyrë të bukur, i hijshëm, i sjellshëm dhe që në pamje nuk të jep fare përshtypje se mund të jetë një person i rrezikshëm.

Jeta e dyfishtë dhe vjedhjet i jepnin mundësi të jetonte mes luksit, ishte aktiv në jetën sociale, darka me miq dhe pushime luksit me të dashurën e tij ruse, të cilës ia paguante vetë të gjitha.

Vetë rusja e martuar, nënë e tre fëmijëve ka treguar për policinë se është befasuar kur e ka marrë vesh: “Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Kishte shumë ora, bizhuteri ari, gjëra antike, libra dhe kishte edhe tituj e diplomë të marrë nga Bocconi”-ka thënë ajo, teksa ka treguar se ai ka shfaqur gjithnjë një gjendje shumë të mirë ekonomike dhe paguante gjithçka për pushime.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mamaja jeton në mjerim, djali i saj është futbollist milioner

  Ai luan për ekipin e Arsenalit, fiton mbi 30 mijë euro...
Read More