Historike, ISIS kërkon falje për herë të parë për sulmet e kryera

Luftëtarët e Isis “kërkuan falje” pas nisjes së një sulmi ndaj ushtarëve izraelitë, ka pohuar ish ministri i mbrojtjes i vendit.

Moshe Ya’alon thuhet se ishte duke iu referuar një incidenti kur një grup i lidhur me Isisin shkëmbyen zjarr me forcat izraelite nëntorin e kaluar

“Kishte një rast kohët e fundit ku Daesh ISIS hapi zjarr dhe kërkoi falje,” tha z. Ya’alon duke folur në një ngjarje në qytetin verior të Alufas, gjatë së cilës ai ishte duke u intervistuar për politikën e Izraelit në Siri.

Pas një beteje të shkurtër me armë, ushtria izraelite sulmoi grupin xhihadist sirian Khalid ibn al-Walid me aeroplanë dhe zjarr tank, duke vrarë katër prej tyre, raporton Times of Israel.

Kjo ishte përplasja e parë e drejtpërdrejtë midis forcave izraelite dhe militantëve të Isis pasi grupi terrorist hapi zjarr mbi një patrullë ushtarake në anën izraelite, tha një zëdhënës ushtarak në atë kohë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Legalisht nga Ballkani në Gjermani

Kur rregullorja për Ballkanin Perëndimor hyri në fuqi, më 1 janar 2016,...
Read More