Hiti i Selena Gomezit u krijua për Rita Orën

Këngëtarja Rita Ora ka performuar në Coachella dhe dalja në skenë për të kishte një rëndësi të cilën të pranishmit nuk e kuptuan. Ylli me prejardhje nga Kosova në vend të hiteve të saj këndoi këngën “It Ain’t Me”, e cila është realizuar në bashkëpunim të Kygos me këngëtaren Selena Gomez.

Rita ka treguar se kënga që ka arritur 450 milionë klikime në YouTube ishte e shkruar për të, prandaj nuk e kishte të vështirë që ta këndonte edhe në Coachella. “Kemi punuar së bashku për një kohë dhe kur ai [Kygo] më telefonoi, nuk mund ta refuzoja”, ka thënë Rita Ora, transmeton Koha.net.

“Ai më pyeti nëse mund t’ia bëja një të mirë dhe ta këndoja këngën. Më pëlqeu ajo këngë. Ishte i shkruar nga ekipi im, prandaj e dija. Ishte e lehtë [ta këndoja]”, ka shtuar ajo. Kënga jo vetëm që ishte shkruar nga i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt, por tema e hitit të Selena Gomezit ishte për lidhjen e këngëtares shqiptare me producentin Watt.

selena
Shkruar Nga
More from Redaksia

Flet ish-truproja i Berishës: Ja kush është spiuni grek që ideoi Republikën e re!

Izet Haxhia, një ndër themeluesit dhe njohës i hershëm i Partisë Demokratike,...
Read More