Holta Dulaku sulmon publikisht Alketa Vejsiun: Është false

Producentja e njohur shqiptare Holta Dulaku e njohur për spektaklet e dashur për publikun si ‘Dancing with the Stars’ apo ‘Tu si que vales’, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin radiofonik ‘You & Me’ në Energy Radio ku ka zbuluar shumë të pathëna për veten, por edhe për personazhet e tjerë.

Një ndër pyetjet më pikante që Holta nuk ka nguruar ti përgjigjet ishte se cili ishte sipas saj personazhi më fallco i televizionit shqiptar.

Edhe pse moderatorët nuk kanë pritur që ajo ti përgjigjesh kësaj pyetje, Holta ka habitur me deklaratën e saj, teksa ka thënë publikisht se moderatorja e njohur e televizionit Klan, Alketa Vejsiu është shumë fallco. Sipas saj Alketa duhet të zbresë nga fallciteti dhe të qetësohet.

“Për mua është Alketa. Ajo çka di të bëjë ajo vajzë është më shumë se ajo që do të japë në ekran, kështu që duhet të zbresë pak nga ato fallcitetet, duhet të qetësohet pak…”, u shpreh Holta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Regjistrohet dosja “Llalla”, ja prokurori që do vendosë fatin e ish-shefit

  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar sot dosjen për hetimin...
Read More