Homazhe për Artan Cukun, Drejtoria e Policisë së Tiranës hap dyert

policia-e-tiranes_4

Sot në orën 12:00, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës do të zhvillohen homazhet për Artan Cukun.

Cuku, ish-Drejtori i Policisë së Vlorës u vra dje pranë banesës së tij në Tiranë.

Vrasja

Ai ka përcjellë familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët për në banesë, ndërkohë që vetë ka qëndruar për disa minuta në një supermarket për të blerë diçka.

Njëri nga autorët ka qenë i fshehur te holli i pallatit, ndërsa personi tjetër e ka pritur te hyrja Cukun duke ndjekur të gjitha lëvizjet. Teksa ka dalë nga supermarketi, Cuku është përballur me dy autorët. Ai u qëllua me 5 plumba, njëri në kokë dhe 4 të tjerë në gjoks. Autorët e kanë qëlluar 5 herë duke u siguruar se e kanë lënë të vdekur. E gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se një minuta, rreth 40 sekonda, ndërsa më pas dy autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga nata.

Policia ka nisur kontrollet në zonë për armët e krimit, pasi dyshohet se është hedhur nga autorët, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve për të çuar në identifikimin e autorëve.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët për të krijuar një identitik të dy autorëve të atentatit. Hetimet janë drejtuar në tre pista, ku e para bën fjalë se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij si polic dhe e dyta bën fjalë për shkak të konkurrencës, pasi Artan Cuku kohët e fundit menaxhonte një kompani private sigurimi.

Ndërkohë pista e tretë, sipas grupit të hetimit, është ajo hakmarrjes pasi ka dyshime të forta se ekzekutimi i ish-drejtuesit të Lartë të Policisë, lidhur me një ngjarje të vitit 2005, kur në zyrën e tij është vetëvrarë 25-vjeçari Artan Daka.

Në atë kohë, Artan Cuku ka qënë me detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr. 4 në Tiranë, kur kishte shoqëruar shtetasin Artan Daka, ky i fundit vëllai i një personi të kërkuar nga policia.

Artan Cuku ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit, si zv/drejtor I Policisë së Tiranës, zv/drejtor i Fierit, si edhe drejtor i Vlorës në periudhën 2012-2013.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Të gjithë kështu jeni, sabotoni Shqipërinë”, Rama-komentuesit: Më merr të keqen ti mua

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas publikimit të një video...
Read More