Horoskopi, 11 dhjetor 2016


scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Ditë tejet e trazuar dhe delikate kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar, prandaj bëni kujdes.

Demi 21/4 – 21/5

Do i shprehni ndjenjat pa fund gjatë kësaj dite dhe partneri do ndihet më mirë se kurrë më parë. Po vazhduat kështu edhe për disa kohë, jeta do ju marrë tjetër drejtim.

Binjakët 22/5 – 21/6

Ditë e bekuar nga yjet kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin për mrekulli dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Do bëni disa gafa të pafalshme sot në jetën tuaj në çift prandaj dhe gjërat do marrin tatëpjetën. Do ju vijë inat për gabimet e bëra, por ajo që kaloi nuk mund të kthehet pas.

Luani 23/7 – 21/8

Pasioni do ndizet edhe më shumë gjatë kësaj dite për ju të dashuruarit. Do kaloni çaste fantastike, të cilat nuk do i harroni kurrë.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ditë e begatë kjo e sotmja. Në planin financiar gjithashtu nuk do të keni probleme serioze, ndaj dita e sotme do jetë e mbarë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do i merrni gjërat më seriozisht sot juve që jeni në një lidhje dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë, sepse jo gjithçka është fushë me lule.

Akrepi 24/10 – 22/11

Përfitoni sa të mundni sot nga prania e partnerit tuaj dhe shprehini pa fund ndjenjat. Keni për ta parë që gjërat do ecin edhe më mirë.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Yjet nuk do e favorizojnë aspak harmoninë në çift gjatë kësaj dite përkundrazi problemet do jenë të njëpasnjëshme.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Bëni thjesht atë që ndjeni. Me financat duhet të merreni më shumë.

Ujori 21/1 – 19/2

Për te përmirësuar buxhetin është e rrezikshme te besoni tek lojërat e fatit. Me to mund të humbni më shumë nga sa mendoni.

Peshqit 20/2 – 20/3

Do e rregulloni marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Siri, armëpushimi nën trysni

Armëpushimi sirian i ndërmjetësur nga Ruia e Turqia po vihej më shumë...
Read More