Horoskopi, 16 janar 2017

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Nisja e javës për ju, do të jetë pak e ngadaltë dhe ndoshta nuk do arrini të çoni deri në fund, gjithë ato që keni menduar. Çdo mundësi që do u jepet do jetë shumë e frytshme.

Demi 21/4 – 21/5

Gradualisht po fokusoni mirë gjithçka që më parë ishte e mjegullt. Projektet tuaja që deri para pak kohësh janë dukur thjesht fantazi, do të vijnë duke u bërë realitet.

Binjakët 22/5 – 21/6

Fatkeqësisht keni lënë pas dore disa detaje, ndonëse jo shumë të rëndë- sishme. Mësoni nga gabimet tuaja pa u dekurajuar, dhe radhës tjetër do arrini t’ia dilni mbanë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Nuk do jeni gati që të bëni disa konfirmime jo shumë të vërteta dhe bindëse. E vërteta nuk ka sekrete për atë që e kërkon vërtetë. Jeni vërtet këmbëngulës dhe me këmbë në tokë.

Luani 23/7 – 21/8

Jeni vigjilent dhe ndoshta meritoni më shumë. Fatkeqësisht në këtë moment ju mungon diçka që të mund të shkëlqeni. Durim! Edhe nëse nuk jeni ndër më të mirët, gjithsesi mund të bëni figurë të mirë duke qëndruar pas kuintave.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Falë një vullneti të hekurt, do arrini të kapërceni vështirësitë e situatave të ndryshme. Duke qenë se fati nuk do të jetë në anën tuaj, mundohuni të gjeni mënyrën që t’u bëni ballë situatave.

Peshorja 24/9 – 23/10

Prisni shkëlqim, por do merrni shumë më pak nga sa meritoni. Në vend që të mbeteni keq, gëzojuni të paktën arritjeve të një kolegu. Të jeni të sigurt se radhën tjetër lavdia do jetë për ju.

Akrepi 24/10 – 22/11

Mos u shqetësoni nëse jeni përballur me një situatë të papritur, duke qenë se së shpejti do të shpërbleheni. Mundohuni të bëni një udhëtim që e keni menduar prej kohësh për t’u relaksuar.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Për shkak të mungesës së harmonisë mes Hënës dhe Saturnit, do të përballeni më shumë se me një kritikë. Mungesa e aprovimit nuk është e pëlqyeshme, sidomos nëse nuk keni bërë kurrë gabime.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Nëse nuk frenoheni përpara asaj që shihni, mund përfitoni nga mundësi të shumta. Pengesat do të bëhen vetëm një mjet, për t’iu treguar të tjerëve atë që jeni në gjendje që të bëni.

Ujori 21/1 – 19/2

Fillimi i javës nuk do të jetë shumë i mirë. Do të duhet të përballeni me testime të shumta dhe nuk do keni mbështetjen e fatit. Do të duhet të veproni më shpejtë, nëse nuk doni që t’ua kalojnë kundërshtarët tuaj.

Peshqit 20/2 – 20/3

Partneri nuk do e pranojë një ftesë tuajën aq lehtësisht. Në mënyrë që të arrini të vendosni paqen, duhet të sajoni diçka shumë tunduese. Xhelozia është gjithmonë në qoshe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në thellësitë e kanioneve të Nivicës

Një ekip profesionistësh ndërkombëtarë ishin të ftuar për të eksploruar thellësitë e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.