Horoskopi, 18 dhjetor 2016

scorpione2
Dashi 21/3 – 20/4

Saturni do të ndikojë mjaft pozitivisht sot në jetën tuaj në çift. Ai do ju ndihmojë t’i vini gjërat në vijë dhe të kaloni momente pasiononte. Beqarët do të takojnë një person të veçantë.

Demi 21/4 – 21/5

Ju që jeni në një marrëdhënie keni për të përjetuar emocione të forta. Plutoni do ju ndihmojë të jemi më të organizuar në planin financiar.

Binjakët 22/5 – 21/6

Ditë premtuese do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndani me partnerin çdo gjë që ndjeni dhe kjo do ju afrojë më shumë me të.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Do përjetoni ndjesi si kurrë më parë sot ju që jeni në një lidhje dashurie dhe do preferoni që çdo çast ta kaloni pranë partnerit. Edhe mbrëmja do të jetë e mbushur me dhurata të bukura.

Luani 23/7 – 21/8

Duhet të bëni ende përpjekje që ta ndryshoni për mirë jetën tuaj në çift. Prej disa kohësh jeni përfshirë në disa kontradikta dhe probleme me partnerin.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje nuk do të ketë aspak probleme gjatë kësaj të premte. Do e dini mirë rrugën që duhet të ndiqni dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme.

Peshorja 24/9 – 23/10

Ditë e begatë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Beqarët do dinë si të shprehin ndjenjat e tyre kundrejt personi që pëlqejnë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do jeni më impulsive se më parë sot ju të dashuruarit dhe do bëni atë që do ndieni për momentin. Edhe partnerit në fakt do i pëlqejë sjellja juaj. Kjo do ju falë momente të bukura.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Jeta sentimentale e të dashuruarve do të ecë mjaft mirë këtë të premte. Shkëmbimi i dashurisë dhe emocioneve do të jenë të pranishme gjatë gjithë kohës midis jush.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja për ata që janë një marrëdhënie. Nuk do e mbyllni më gojën për gjërat që nuk ju pëlqejnë, por për çdo gjë do tregoni maturi.

Ujori 21/1 – 19/2

Do bëni mirë ta harroni njëherë e mirë të shkuarën sot ju të dashuruarit dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Mundohuni ta afroni më tepër pranë vetes partnerin.

Peshqit 20/2 – 20/3

Ditë shumë e zakonshme do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrni gjërat si t’ju vijnë pa menduar çfarë mund të ndodhë të nesërmen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e mërkurë 12 prill 2017

Dashi Raporti në çift do të jetë i mbushur me ulje-ngritje, ndaj...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.