Horoskopi, 23 Nëntor 2016

scorpione2

Dashi – Pas një periudhe të vështirë është e kuptueshme që ju nevojitet pak kohë për të shëruar egon, por sot është koha që të merrni gjërat nën kontroll dhe t’i riktheheni jetës. Do të keni ide shumë të mira dhe të tjerët do të duan t’i dëgjojnë. Mos shpenzoni kohë duke qëndruar i veçuar vetëm sepse keni frikë se ata që ju rrethojnë nuk do të pëlqejnë atë çfarë keni për të thënë.

Demi – Të qenit të rezervuar dhe të kujdesshëm është diçka shumë e mire, kur bëhet fjalë për të njohur një koncept, person apo vend të ri. Sot bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm, që tek temperatura e kafes e deri tek mënyra sesi komunikoni me kolegët.

Binjakët – Nuk mund të ndihmoni gjatë gjithë kohës të tjerët, ka ardhur momenti të ndihmoni veten. Ndonjëherë nuk është keq të tregoheni egoist, kur vjen puna për t’i njohur vetem meritat. Nuk është e nevojshme të bëni gjëra të tepruara, mjafton që të vini veten përpara të tjerëve në disa raste.

Gaforrja – Të qenit diplomatikë është pozitive, por nuk mund të lejoni që kjo t’ju pengojë për të arritur atë që dëshironi. Është mirë kur i merrni frerët në dorë dhe qëndroni stoikë për atë që dëshironi. Jo vetëm që të tjerët do t’ju shohin me sy tjetër, por edhe situatat do të kthehen në favorin tuaj. Dikush është në kërkim të një personi të aftë në punë dhe ju mund të jeni kandidati perfekt.

Luani – Të qëndruarit në shtëpi do t’ju sjellë një kënaqësi të veçantë sot, madje edhe rregullimet që do të bëni. Shfrytëzojeni ditën për të bërë gjërat që kishit kohë që i neglizhonit. Kjo dëshirë e madhe për të qëndruar larg botës vjen pasi dita do të jetë e karakterizuar nga një qetësi e veçantë e gjëra të thjeshta.

Virgjëresha – Sot më shumë se kurrë miqtë dhe familja do t’ju mbushin me frymëzim dhe sot do të ndiheni të motivuar e plot energji. Është momenti i duhur që t’i falenderoni ata për mbështetjen dhe përkushtimin. Madje nuk do të ishte keq nëse do të organizonit diçka të veçantë për t’i bërë të gjithë bashkë.

Peshorja – Njerëzit me të cilët do të punoni do të jenë tepër agresivë sot ndaj nëse jeni në konkurencë bëni mirë të mos e humbisni ritmin. Të qenit fitimtar është shumë më e rëndësishme, një ndjenjë që kishit kohë që nuk e provonit. Sakrifikoni nëse duhet. Është momenti për t’i marrë gjërat seriozisht dhe për të luftuar për atë që dëshironi.

Akrepi – Mënyra më inteligjente për t’u përballur me një konflikt sot do të jetë fokusimi në marrëdhënien që fshihet pas tij, jo çështjen konkrete. Konsumimi i një bisede të thellë dhe të vështirë, të fokusuar vetëm tek ajo që ju dëshironi të thoni apo çfarë doni të arrini nuk është aspak mënyra e duhur. Duhet të keni gjithnjë parasysh me kë po bisedoni dhe çfarë rëndësie kanë ata për ju. Respektojini marrëdhëniet përtej prioriteteve tuaja dhe gjithçka do të zgjidhet.

Shigjetari – Sido të jetë humori juaj sot është mirë që të mos e fshihni dhe të pyesni përse. Të ngecurit në rutinë është e lehtë dhe nëse gjërat shkojnë siç dëshironi bën që të ndiheni padyshim mirë. Por sigurisht rutina rrezikon që jeta të bëhet monotone ndaj bëni mirë t’i miksoni gjërat. Ka shumë gjasa që të zbuloni diçka të re rreth vetes në proces e sipër.

Bricjapi – Nëse fokusoheni më shumë seç duhet tek një person i vetëm rrezikoni që të humbi mundësi të mira që mund t’ju ofrohen. Një varietet njerëzish mund t’ju ndihmojë që të realizoni qëllime apo ëndrra që keni, ndaj nuk keni pse fokusoheni vetëm tek një njeri. Nga ana tjetër nëse i injoroni të gjithë rrezikoni që ata të ofendohen. Edhe nëse po përpiqeni të bëni për vete dikë, mënyra më e mirë është që ta flisni me miqtë.

Ujori – Sot do të takoni njerëz interesantë të cilët mund të jenë burim frymëzimi. Është momenti që të mos mendoni më që nuk mund t’ia dilni dhe të rrezikoni pak më shumë në jetë. Tregohuni më guxues dhe dilni nga zona e komfortit, ku qëndroni prej kohësh.

Peshqit – Një prej miqve më të afërt po shndërrohet në një tjetër person. Sjellja e tyre e matur do të ndryshojë papritur për t’u kthyer në një person guxues dhe plot energji. Arsyeja është e panjohur, por situata mund të mbetet e tillë. Mos u lodhni kot me pyetje, pasi nëse nuk duan të përgjigjen nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Respektoni limitet dhe jepini hapësirë të tjerëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nëse doni të jeni të lumtur, shkoni në Holandë!

Nëse Holanda është pozicionuar vazhdimisht midis vendeve më të lumtura në botë,...
Read More