Horoskopi, 26 gusht 2017

Dashi

Do të jeni pasiv dhe do ta keni mjaft të vështirë të zhvilloni një bisedë normale si me vartësit ashtu edhe me eprorët tuaj. Tregohuni të kujdesshëm. Pasi persona me ndikim mund të mos mbajnë anën tuaj në momente të caktuara. Jashtë pune do t’ju presë një takim i papritur, që do t’ju habisë. Deri në fund të javës çdo gjë do të jetë mirë.

Demi

Gjysma e parë e ditës do të shoqërohet nga një lajm i keq dhe surpriza të pa këndshme, kjo do ta bëjë paksa të vështirë arritjen e objektivave që i keni vënë vetes. Por pasditja do të jetë krejt ndryshe, takimi me një mik të besuar do t’jua ndryshojë krejtësisht panoramën.

Binjakët

Do të jetë një ditë e ngarkuar. Duhet të punoni dhe të reagoni sipas situatave për të mbrojtur interesat dhe pikëpamjet tuaja. Mundohuni të mos bini në ndikimin e një personi që reflekton vetëm negativitet ndaj jush. Pasditja mund të shoqërohet me luhatje të humorit tuaj.

Gaforrja

Shmangni çdo aktivitet të fuqishëm, mos merrni iniciativa që nuk arrini ti çoni deri në fund. Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të vlerësoni siç duhet situatat dhe njerëzit që ju rrethojnë. Tregoni vëmendje ndaj shëndetit dhe familjarëve tuaj.

Luani

Dita është e pafavorshme për aktivitete. Ju jeni në gjendje të menaxhoni siç duhet marrëdhëniet profesionale, marrëdhëniet me miqtë, por edhe lidhjet intime. Nuk duhet të bini preh e ndjenjave negative. Integriteti që ju karakterizon dhe aftësia komunikimit do t’ju bëjë të kapërceni situata të pakëndshme.

Virgjëresha

Duhet shumë punë dhe përpjekje për të eliminuar problemet financiare. Duhet tu përmbaheni kushteve dhe mos bëni asgjë që se kishit planifikuar. Prioritet duhet të kenë projektet afatgjate. Ndjeshmëria e tepruar emocionale mund të shkaktojë mungesë ekuilibri dhe nervozizmi. Në sferën e marrëdhënieve intime duhet të shmangni pasionet e shfrenuara dhe sjelljet e rrezikshme.

Peshorja

Kohë e keqe për nisma biznesi dhe lidhje dashurie. Një kujdes të veçantë duhet të kenë femrat e peshores, pasi do të jenë të predispozuara për tu sëmurur më lehtë. Shmangni çdo emocion negativ. Injoroni problemet e vogla. Marrëdhëniet personale do të jenë të qeta dhe të ngrohta.

Akrepi

Kjo ditë nuk do të jetë shumë e mirë, premtime të rreme dhe shpresa të kota do t’ju jepen, tregoni kujdes. Dikush do të përpiqet t’ju pengojë në punën tuaj. Ju e dini që keni edhe njerëz që nuk ju duan, por tregoni kujdes gjatë reagimeve duhet të jeni të duruar.

Shigjetari

Një ditë të favorshme për të komunikuar me partnerët, për të zhvilluar trajnime, dhe për të filluar një biznes të ri. Një lajm i mirë duket në horizont. Yjet ju këshillojnë që ti kushtoni vëmendje shëndetit tuaj.

Bricjapi

Mundohuni të mos bëheni prej e ndjenjave negative. Një takim që do të zhvilloni do t’ju sjellë një shqetësim dhe zhgënjim. Mundohuni të mos bini në depresion. Shikoni gjërat më me pozitivistet dhe shmangni energjitë negative.

Ujori

Kjo do të jetë një ditë e suksesshme, e cila do të mbahet mend për ndjenjën e harmonisë e paqes që do të mbizotërojë tek ju. Aftësia e mirë e komunikimit dhe shëndeti i mirë do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Ju që merreni me biznes do të shënoni hapa pozitiv.

Peshqit

Duhet të peshoni mirë dhe të rivendosni situata të qëndrueshme në punë, sidomos me kolegët. Pasi mund të keni probleme me kolegët sidomos në drejtim të dokumenteve apo punëve të biznesit. Nëse përpiqeni nuk është e vështirë të komunikoni me ta. Gjithashtu kushtojini vëmendje edhe prindërve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këto janë fantazitë seksuale të femrave

Me kalimin e viteve, njerëzit fillojnë të mendojnë se si do t’i...
Read More