Horoskopi 26 Korrik 2017

Dashi

Venusi do e mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Nuk do i mbani asnjë inat partnerin/es dhe do tregoheni më tolerantë me të. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do jenë të vendosur për të gjetur personin e duhur. Çështjet financiare nuk do jenë në gjendjen më të mirë, kujdes.

Demi

Gjatë kësaj dite do iu duket sikur do ringjalleni në jetën tuaj në çift Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme dhe nuk do i mbani inat njeri-tjetrit për asgjë. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe takimet do mungojnë. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin edhe nëse keni ndonjë vështirësi të vogël.

Binjakët

Ditë e mbushur me argëtim dhe entuziazëm kjo e sotmja për të dashuruarit. Do organizoni edhe një darkë romantike në mbrëmje dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Beqarët do takojnë një person shumë interesant të shenjës së Demit me të cilin do krijojnë një lidhje të këndshme. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Gaforrja

Ditë me fat dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë dhe do krijojnë një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi.

Luani

Nuk do bini dakord me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe mosmarrëveshjet me të do jenë të shumta. Kujdes mos e teproni me fjalët sepse nuk do arrini ta qetësoni kollaj situatën. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm i cili do ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet kështu që çdo gjë do varet nga sjellja juaj.

Virgjëresha

Ditë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do flisni më hapur me partnerin/en dhe do ia shprehni çdo gjë që mendoni. Beqarët do kenë takime të rëndësishme dhe nuk do ndihen më të vetmuar. Financat do jenë më të mira sesa mendonit, mund të bëni edhe disa blerje.

Peshorja

Mos iu ngjitni shumë partnerit/es tuaj sot, por lëreni të marrë frymë lirisht. Vetëm në këtë mënyrë ai do iu dojë t’iu ketë pranë për gjithë jetën. Mos harroni se gjithsecili ka nevojë për momente qetësie dhe reflektimi. Beqarët do kenë takime të shumta dhe do ndihen më së miri. Financat do jenë më të mira se kohët e fundit dhe do keni mundësi të shpenzoni pak më tepër.

Akrepi

Nëse doni që lidhja juaj të jetë afatgjatë dhe të kaloni momente të mrekullueshme duhet të toleroni dhe të falni pak më tepër. Partneri/ja do ua shprehë edhe më shumë ndjenjat dhe do iu përgatisë disa surpriza. Beqarët do arrijnë të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse do keni probleme.

Shigjetari

Do ngrini shumë pikëpyetje gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Do bëni mirë të dëgjonit zemrën, por edhe arsyen. Beqarët do e gjejnë dashurinë që kanë ëndërruar gjithë këtë kohë dhe do ndiheni më mirë. Financat duhen organizuar më mirë. Mos rrezikoni duke dhënë para hua.

Bricjapi

Të gjithë planetët do bëhen bashkë sot dhe do e mbrojnë jetën tuaj në çift. Do dashuroni ashtu si ju e ndjeni pa ndjekur asnjë shembull. Beqarët do jenë më sharmantë dhe të gatshëm për të filluar lidhje të reja. Mundësitë nuk do mungojnë, vetëm duhet t’i bëni sytë katër. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Ujori

Do jetë e vështirë të bini në një mendje me partnerin/en tuaj sot dhe kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje dhe debate të forta. Kujdes me ato qeëdo thoni. Beqarët me shumë gjasë do i rikthehen një lidhjeje të dikurshme. Mundohuni të mos bëni të njëjtat gabime sepse do vuani më tepër sesa mendoni. Në planin financiar situata do jetë mjaft e qëndrueshme.

Peshqit

Falë ndikimit mjaft pozitiv të yjeve, sot do keni më shumë besim se lidhja që keni krijuar është e duhura. Do ia shprehni edhe më shumë ndjenjat personit që keni në krah dhe do ndiheni mjaft mirë. Beqarët do jenë edhe më të hapur ndaj njohjeve të reja dhe do kenë me tepër mundësi të gjejnë personin e duhur. Financat nuk do jenë aspak problematike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 17 dhjetor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Nuk duhet ta nisni ditën me mendime të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *