Horoskopi 4 gusht 2017

Dashi

Do të habiteni teksa do të shihni magjinë e rezultateve që do të merrni falë impenjimit tuaj maksimal. Vazhdoni më tej për të arritur më shumë qëllime.

Demi

Mos e mbani mendjen te një lidhje dashurie në të shkuarën, ecni përpara. Ditë pozitive, jini të drejtpërdrejtë me njerëzit që ju rrethojnë.

Binjakët

Jeni shumë xhelozë: jini më pak të tillë duke kuptuar arsyet e vërteta të të tjerëve. Në fund të fundit të gjithëve mund t’ju ndodhë të gabojnë.

Gaforrja

Provoni të sforcoheni sot për të besuar më shumë në dashuri, edhe pse mund të jeni zhgënjyer disa herë. Mundësitë do t’i keni të shpejta për çështjet e tjera.

Luani

Do të ndjeni nostalgji për një histori dashurie të së shkuarës. Është dita ideale për të sqaruar ndonjë keqkuptim. Nëse jeni në kërkim të ndonjë pune të re, sot mund t’ju paraqitet ndonjë ofertë.

Virgjëresha

Mos mendoni se do t’ia dilni me pak fjalë dhe gjëra konfuze: do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi. Mos i shpërdoroni paratë për gjëra jo të rëndësishme.

Peshorja

Do të mund të verifikoni vlerën e një propozimi që do t’ju bëhet gjatë kësaj faze, mos u tregoni indiferent me të tjerët. Në punë do të jeni konkretë e do të përfitoni më shumë se sa e kishit menduar.

Akrepi

Bëjini vend vetes në ambientin e punës. Në dashuri do të jeni gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës.

Shigjetari

Përpiquni që të ndihmoni një familjarin tuaj, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Mos e harroni asnjëherë këtë!

Bricjapi

Shumë persona mund të tentojnë t’ju vënë në vështirësi, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Tregohuni tolerantë ndaj një personi të bezdisshëm sot.

Ujori

Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nëse jeni beqarë mund të takoni një person të mrekullueshëm, i cili do t’ju magjepsë.

Peshqit

Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mundohuni që të mos t’i besoni dikujt i cili më pas mund t’ju vërë në vështirësi. Jupiteri do t’ju favorizojë në marrëdhëniet e punës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vetëm një e pesta e evropianëve i besojnë Trump

Një hulumtim për raportet me SHBA gjatë kohës së presidentit amerikan Donald...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.