Horoskopi, 5 shkurt 2017

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4 Veproni me kujdes ndaj detyrave tuaja në marrëdhënien në çift. Beqarët do kenë mundësi për një njohje të re. Në planin financiar do keni luhatje, por duhet të tregohini të kujdesshëm.

Demi 21/4 – 21/5 Sot do të keni mundësi që të kënaqni pritshmëritë tuaja nga partneri. Beqarët duhet të heqin nga mendja idenë e krijimit të një lidhje. Financat nuk do jenë të qëndrueshme.

Binjakët 22/5 – 21/6 Do të përfitoni nga ndjesia e çuditshme për t’i thënë gjithçka mendoni personit të dashur. Beqarët nuk do e bëjnë dot për vete personin që duan. Financat nuk do jenë të qëndrueshme.

Gaforrja 22/6 – 22/7 Partneri do të përpiqet që të nënvlerësojë aftësitë tuaja, mundohuni që të zbuloni synimet e tij të vërteta. Beqarët duhet të bëjnë për vete personin që duan. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur.

Luani 23/7 – 21/8 Bëhuni më të dobishëm për personin e zemrës. Beqarët do kenë shumë takime të mbushura me emocione. Buxheti do dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha 22/8 – 23/9 Do të jeni shumë të zënë me problemet që keni dhe do të lini pas dore personin e zemrës. Beqarët do marrin propozime të njëpasnjëshme. Financat do jenë të mira.

Peshorja 24/9 – 23/10 Do të keni një qëndrim konstruktiv ndaj partnerit, por dhe me plot pretendime ndaj atyre që shfrytëzojnë punën tuaj. Beqarët duhet të ndryshojnë statusin e tyre. Në planin financiar do jeni me fat.

Akrepi 24/10 – 22/11 Do të keni mundësi që të sqaroni një keqkuptim me partnerin. Beqarët do të krijojnë një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do jetë në gjendje të mirë.

Shigjetari 23/11 – 22/12 Duhet të gjeni mundësinë për pak pushime me personin tuaj të zemrës. Beqarët nuk do mendohen shumë, por do i pranojnë ftesat që do ju bëhen. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi 23/12 – 20/1 Ka të ngjarë që të keqkuptoheni me partnerin dhe kjo të çojë në prishjen e marrëdhënies suaj. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm. Financat janë të mira.

Ujori 21/1 – 19/2 Sot do të dyshoni rreth sinqeritetit të personit tuaj të dashur. Beqarët do marrin deklarata të forta dashurie. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni.

Peshqit 20/2 – 20/3 Një keqkuptim do prishë harmoninë e marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do kenë shumë punë dhe nuk do kenë kohë për dashurinë. Buxheti do jetë i kënaqshëm.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur

Në përgjithësi njerëzit duan të ndihen të lumtur, por arritja e një...
Read More