Horoskopi 6 Gusht 2017

Dashi

Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Bëni në heshtje detyrat aktuale, përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi familja nuk do t’ju kuptojë.

Demi

Gatishmëria dhe dhembshuria juaj do të duhet të shfaqet me të gjithë njerëzit që ju rrethojnë, që nga kolegët, miqtë dhe familja. Këshillohet që të bëni kujdes të madh, madje përfshihuni në meditim dhe lutje.

Binjakët

Lodhja dhe acarimi do të shoqërohen edhe me hidhërim. Është e pamundur që të largoni emocionet negative. Analizojini mirë situatat dhe vërini nën kontroll. Në familje mund të ketë probleme me fëmijët adoleshentë.

Gaforrja

Dita do të jetë aktive dhe do t’ju mbaj të zhytur plotësisht në punë. Trajtojini në mënyrën më të favorshme personat me autoritet dhe përmbajuni sugjerimeve ose kërkesave. Kushti kryesor i suksesit është profesionalizmi. Shëndeti nuk do të jetë mirë dhe ka të ngjarë që të ketë përkeqësim të një sëmundje e cila për disa kohë nuk është marrë parasysh.

Luani

Ngjarjet e ditës dhe bisedat me njerëzit që ju rrethojnë do të sjellin paqe dhe rehati. Në qoftë se lini mënjanë të gjitha dyshimet dhe tregoni dashuri sa më shumë, do të ndiheni në majë të botës. Mos lini pas dore problemet në pamje të parë dytësore.

Virgjëresha

Dita premton të jetë e ndritshme dhe e paharrueshme. Ajo do të shënohet nga ndjesia e finesës, ëndrrat profetike dhe intuita e rritur. Ju do të ndjeheni mirë, të lehtë dhe të relaksuar. Të gjitha blerjet që ju do të bëni sot, do të rezultojnë të suksesshme.

Peshorja

Lidhja me eprorët do të jetë e përmirësuar. Por mos e mbivlerësoni forcën dhe aftësinë e tyre. Mund të keni përmirësime shëndetësore duke ndjekur një terapi intensive.

Akrepi

Dita është e favorshme për dashurinë dhe martesën. Do të ketë përmirësime të dukshme në marrëdhënie me të afërmit, miqtë dhe kolegët. Marrëdhëniet në çift do të zbuten dhe ju do të ndjeni nevojën e njeri tjetrit si kurrë më parë. Ata që janë vetëm, sot mund të takojnë personin më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Shigjetari

Tensioni, dita aktive dhe negociatat miqësore do të kenë nevojë për këshillat e duhura ligjore. Veproni me siguri dhe vendosmëri, pasi progresi i sigurt drejt qëllimeve do të kombinohet me punën dhe perspektivën e planifikimin. Në trajtimin e problemeve të rëndësishme të ditës, mundohuni të veproni me intuitë dhe pavarësi.

Bricjapi

Dita do të jetë e shoqëruar me ndryshime në jetën personale dhe brishtësi. Shumë prej jush do të ndjehen të pakënaqur me partnerët, veçanërisht nëse ata nuk përmbushin standardet tuaja të larta. Nuk përjashtohet mundësia që sot të takoni fatin tuaj.

Ujori

Këshillohet që të fuqizoni nismat e reja të biznesit, të intensifikoni aktivitetet dhe të merrni një vendim përfundimtar lidhur me partnerin tuaj. Rezistoni ndaj emocioneve të fshehura, pasi ato mundtë shkaktojnë efekte të padëshiruara. Një maskë e qetësisë së jashtme mund t’ju mbrojë nga sulmet e armiqve.

Peshqit

Dita do të jetë e mbarë dhe e mbushur me gjallëri. Ajo do të sjellë shpresë, vetëbesim dhe një pikëpamje optimiste për të ardhmen. Ngjarjet e ditës, programojini për të ardhmen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, e martë 27 qershor 2017

Dashi Ditë përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *