Horoskopi, 8 dhjetor 2016

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Dielli në shenjën tuaj do të favorizojë situatën ekonomike. Këshillohet që të përfitoni nga momenti për të bërë disa llogaritje, si dhe mos humbni rastet për të përfituar nga disa oferta dhe ulje.

Demi 21/4 – 21/5

Kjo ditë do të jetë mjaft delikate për disa nga të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë të detyruar nga partneri të përballen me argumente të vështira.

Binjakët 22/5 – 21/6

Në anën profesionale dikush mund të përfitojë nga një shpërqendrim për t’ju vendosur në pozitë jo të favorshme. Në fushën sentimentale do të keni avantazh ndaj një rivali me të cilin do të debatoni.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Mund të humbni një kohë shumë të çmuar duke tentuar të rikuperoni një raport në krizë prej kohësh. Është e kotë të lodheni me dikë që preferon të mendojë për gjëra të tjera se sa t’iu dëgjojë.

Luani 23/7 – 21/8

Do t’ju mundojnë mendimet dhe jo vetëm. Në këtë fillim javë do të ndesheni me problemet e zakonshme lidhur me linjën trupore. Si të veproni? Nisni një dietë… Nëse nuk ja dilni, filloni palestrën.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ndikimi i Plutonit do të bëjë që të ndiheni më të lumturit në botë. Dilni në ajër të pastër, shoqërohuni dhe bëni miqësi të reja. Merruni sa më shumë me gjëra që ju dhurojnë pozitivitet.

Peshorja 24/9 – 23/10

Një situatë stresuese mund t’ju shtyjë në marrjen e vendimeve të gabuara. Hëna ju këshillon që të shmangni lodhjen dhe të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme për ju.

Akrepi 24/10 – 22/11

Bëni kujdes ndaj disa zgjedhjeve, pasi ato mund të kenë ndikim të në dashuri. Për ata që janë vetëm, këshillohet kujdes dhe të mos afrohen me njerëz të çfarëdoshëm.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Bëni kujdes gjatë kësaj dite, pasi priten ndëshkime dhe gjoba të kripura. Xhelozia e tepruar, mund të kthehet në stres për partnerin dhe mund të shkaktojë acarime të panevojshme.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Dita do të jetë e këndshme, sidomos për ata që do merren me gjëra jo shumë të zakonshme. “Gjuhët e këqija” do mundohen të dëmtojnë raportin tuaj me miqtë, kolegët ose partnerin.

Ujori 21/1 – 19/2

Zënkat do të kalohen lehtësisht dhe me kënaqësi. Kjo është një ditë shumë e mirë, për të dhënë këshillat tuaja ndaj atij që keni në krah.

Peshqit 20/2 – 20/3

Hëna dhe Venera do të kenë një ndikim të madh te ju. Janë të mirëpritura vendimet e rëndë- sishme në dashuri. Qielli do të jetë gri deri në mbrëmje ndërsa më tej gjithçka do të hapet.

Shkruar Nga
More from Revista User

17-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik me “BMW X6”

17-vjeçari Kristi Panajoti, që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi ra në...
Read More