Horoskopi 9 Gusht 2017

Dashi

Do e përforconi lidhjen tuaj gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka ka për te qene me ndryshe. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm qe te arrijnë ta tërheqin pas vetes atë qe kane pëlqyer prej kohesh. Gjithçka ka për te qene me ndryshe. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura dhe do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Demi

Perspektivat do jene shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet dhe do jeni me te qete. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe nuk do kenë kohe për t’iu përkushtuar ndjenjave. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes para se te hidhni çdo hap pasi ne te kundërt mund te keni probleme serioze.

Binjaket

Do jeni me shume fat gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni te gjithë mosmarrëveshjet qe keni pasur. Mbrëmja do jete akoma me e mire. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme dhe ne fund do e gjejnë personin qe do ju përshtatet me se miri. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm nëse nuk doni te keni probleme.

Gaforrja

Çdo gjë ka për te ecur për mrekulli sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni çdo moment pranë partnerit tuaj sepse jo gjithmonë vijnë mundësi te tilla. Beqaret ka rrezik te njihen me disa persona te cilët vetëm sa do i lëndojnë. Financat do i riorganizoni dhe gjendja do jete me e kënaqshme se me pare.

Luani

Konfigurimi i yjeve do jete shume iu mire gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Do kaloni me tepër kohe pranë ta dashurit te zemrës dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do vazhdojnë te mbeten te vetmuar sepse mundësitë qe do iu jepen nuk do jene te mira. Financat do dini mire si t’i menaxhoni dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

Virgjeresha

Do ëndërroni pa fund gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe realiteti do ju duket paksa zhgënjyes. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke qe te mos keni probleme. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas një personi. Te ardhurat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Do kryeni edhe disa shpenzime me tepër se zakonisht.

Peshorja

Asnjë planet nuk do ketë ndikim te drejtpërdrejtë tej jeta juaj ne çift sot. Ne shume momente do keni dyshime dhe nuk do dini si te veproni. Mire është te flisni me një koleg sa me shpejt. Beqaret do mendojnë me tepër për te ardhmen dhe nuk do hedhin hapa te pamenduara. Buxhetin do dini si ta menaxhoni ne çdo moment prandaj nuk do keni as probleme.

Akrepi

Dite e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat me pozitivizëm dhe e ardhmja do jete me e ndritur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës me miqtë e ngushte dhe do argëtohen pa fund me ta. Ne planin financiar do ju duhet te ndërmerrni me tepër rreziqe nga zakonisht ne mënyrë qe gjendja te stabilizohet. Do ja dilni mbanë.

Shigjetari

Marrëdhënia ne çift do ketë disa probleme te vogla ne orët e para te mëngjesit, por me kalimin e orëve ju do reflektoni gjere e gjate dhe do gjeni një zgjidhje sa me te mire. Ata qe janë vetëm do bëjnë te pamundurën te gjejnë personin qe kane ëndërruar dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente sepse ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrollit.

Bricjapi

Nëse lidhja juaj ka mundur t’i kaloje me sukses te gjitha sfidat qe kane se fundmi, me siguri qe çdo gjë ka për te ecur për mrekulli sot. Edhe beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre. Për financat do jeni goxha te shqetësuar sepse ato nuk do jene ne gjendjen me te mire. Maturia dhe kujdesi me shpenzimet janë te domosdoshme.

Ujori

Mjedisi yjor do jete shume i mire gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin ftesa pa fund. Mire është qe te mendohen mire para se te pranojnë diçka. Me shpenzimet do jeni te pakujdesshëm, prandaj financat do jene problematike.

Peshqit

Do merreni vesh për çdo gjë sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift nuk do ketë aspak probleme. Te shkuarën do e lini pas dore. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe kot sa ta kërkojnë princin e tyre te kaltër sepse nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar do merrni këshilla te vlefshme nga një femër e fisit dhe do dini mire çfarë hapash te hidhni.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 09 mars 2017

Dashi Do tregoheni me te hapur me partnerin tuaj gjate kësaj dite...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.