Horoskopi, 9 janar 2017

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Nuk do të jeni shumë në humor dhe do të keni vështirësi në disa fusha, duke mos e nisur siç duhet javën. Për gjithë ata që po jetojnë në çift, është e rëndësishme që të dinë të tregojnë dashurinë.

Demi 21/4 – 21/5

Për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, kjo e hënë do të nisë në mënyrë optimiste. Në dashuri do të ketë zhvillime pozitive në sajë të ndikimit të Hënës.

Binjakët 22/5 – 21/6

Do të jeni nën stresin e shkaktuar nga ndikimi i Hënës. Raporti në çift do të hasë në vështirësi dhe krizë. Do të keni debate me fjalë dhe dyshime të pabaza. Edhe në punë situata nuk paraqitet e qetë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Kjo ditë do të jetë kryesisht pozitive, sidomos në raportet e miqësisë. Mos kini frikë nëse hasni në ndonjë pengesë në rrugën tuaj. Yjet ju mbështesin maksimalisht kështu që mos u dorëzoni.

Luani 23/7 – 21/8

Pas një mëngjesi pak të ngadaltë me orët e drekës situata do të përmirësohet. Në çift raporti është i kënaqshëm, por duhet të bëni një dialog të shtruar.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Dita do të jetë mjaft e favorshme në anën emocionale, sidomos për ata që janë vetëm. Mbrëmja pritet të jetë premtuese, veç mos e teproni me guximin.

Peshorja 24/9 – 23/10

E hëna do të nisë me hap pozitiv, ndonëse do të ketë momente pak bindëse dhe vështirësisht të përballueshme. E vetmja gjë që kërkohet është që të forconi pozitën tuaj në grup.

Akrepi 24/10 – 22/11

Lajme të mira për ju. Në raportin miqësor do të gjeni shumë pika të përbashkëta, ndërsa në dashuri një zhvillim i ri është në prag. Këshillohet të mos e stresoni shumë partnetrin. Diskutoni çdo gjë me qetësi.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Ndërsa e hëna do të nisë në mënyrë pozitive, kjo atmosferë do të vijë në rënie me kalimin e orëve. Nën tensionin e Hënës, situata nuk do të paraqitet e mirë as në dashuri, miqësi apo punë.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Kjo është një periudhë mjaft me fat, nëse doni të guxoni për ndonjë nismë tuaj. Në punë do të merrni kënaqësi dhe shpërblime. Përgjithësisht dita do të ecë në ujëra të qeta.

Ujori 21/1 – 19/2

Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës. Do dini si të veproni dhe do të përballeni vetëm me gjëra pozitive.

Peshqit 20/2 – 20/3

Dita do të jetë pozitive. Ata që sapo kanë lënë pas një suituatë pak të pëlqyeshme do e harrojnë çfarë ka ndodhur. Horoskopi i së hënës këshillon të dini të prisni, pasi lajmet e mira nuk do të vonojnë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump mbron përdorimin e rrjeteve sociale

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka mbrojtur përdorimin e tij të rrjeteve...
Read More