Horoskopi 9 Korrik 2017

Dashi

Gjatë kësaj dite do të tërhiqeni nga persona misteriozë dhe intrigantë. Kurioziteti juaj ama, mund t’iu çojë në një rrugë tjetër. Kujdes tradhtitë! Ata që janë vetëm mund të joshin personin që pëlqejnë, por do e kenë të vështirë që ta mbajnë pranë. Sa i takon punës, situata paraqitet e mirë, por kujdes mos u shpërndani në projekte. Vendosni prioritetet dhe do i’a dilni.

Demi

Nuk duhet t’i zhgënjeni pritshmëritë e partnerit/es që ka besim te prania juaj. Do të jeni nervoz dhe nuk do të ndiheni rehat. Ata që janë vetëm do të përfshihen në disa thashetheme nga njerëz, që do u prishin privatësinë. Në sferën profesionale, lulëzon suksesi dhe priten zhvillime të reja.

Binjakët

Do të jeni të përfshirë në një situatë delikate në dashuri. Parashikohen telashe, për ata që kanë një lidhje klandestine, e cila rrezikon të zbulohet. Ata që janë vetëm do të kenë një ditë plot takime të kënaqshme. Në punë mund të ndodhë një e papritur, nga një person që nuk e prisnit. Megjithatë do të arrini që të zgjidhni një sërë probleme edhe mes kolegësh.

Gaforrja

Një person rrezikon që t’iu bëjë të humbni durimin. Lëreni veten të lirë për të dëgjuar ndjenjat tuaja. Dashuria do ju krijojë ndonjë shqetësim. Ata që janë vetëm, do të duhet të reflektojnë lidhur me një njohje të re, e cila po u shqetëson mendimet. Ambienti i punës gjatë kësaj dite duket shumë monoton dhe i lodhshëm, bëni kujdes të mos gaboni.

Luani

Personat që janë në çift mund të mbështeten në ngjarjet e kënaqshme, duke ringjallur pasionin. Tundimet do të jenë të shumta. Ata që janë vetëm, mund të përjetojnë aventura elektrizuese dhe plot epsh. Në sferën profesionale, Marsi është në anën tuaj më në fund. Mund të keni një ngritje në detyrë të cilën e prisnit prej kohësh. Kini besim!

Virgjëresha

Mundohuni që t’i vini një gur sipër të kaluarës së largët dhe mundohuni të jetoni më qetësisht të tashmen. Vlerësoni atë që partneri bën për ju. Ata që janë vetëm, duhet të gjejnë kurajën për të dhënë një përgjigje negative, një personi që nuk e pëlqejnë. Sa i takon punës, nuk është momenti për t’u ankuar, pasi gjërat nuk shkojnë keq, ndaj duhet të stabilizoheni financiarisht.

Peshorja

Mos e lejoni veten që të pushtoheni nga xhelozia, pasi gjatë ditës do e kuptoni se nuk keni arsye për të dyshuar. Shikoni drejt të ardhmes me besim, duke ju shmangur tundimeve. Për disa që janë vetëm, kjo e diel do jetë dita e duhur për të pasur ndjenja dhe ngacmime të reja. Në sferën profesionale, mundohuni të konsolidoni sukseset e vogla. Angazhohuni më shumë, në mënyrë që të mos humbni nga rezultatet që keni arritur.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të ketë shumë keqkuptime në dashuri dhe deri në fund, e diela nuk do të jetë aspak e mirë. Bëni durim, ky moment i shëmtuar do të kalojë. Ata që janë vetëm, mund të njohin një person, i cili mund t’iu ndryshojë jetën plotësisht. Sa i takon punës, do të jeni aktivë dhe dinamik dhe të gjitha çështjet do të shkojnë mirë. Mund të jeni krenarë për veten tuaj!

Shigjetari

Mundohuni që ta organizoni sa më mirë ditën, në mënyrë që të zgjidhni disa situata. Dyshimet lidhur me një person që dashuroni, nuk do të zbehen. Ata që janë vetëm, mund të përjetojnë një zhgënjim të fortë nga një person që mendonin se e kishin shumë afër. Sa i takon punës, mos merrni vendime të nxituara lidhur me propozime për të ndryshuar pozicion. Hëna ju fton që të reflektoni me qetësi dhe të vlerësoni mirë çdo detaj të propozimit.

Bricjapi

Do të keni mundësi të shumta për të sqaruar disa keqkuptime me partnerin ose familjen. Tregohuni të gatshëm dhe të durueshëm me të tjerët. Për ata që janë vetëm, dita parashikohet të jetë mjaft pozitive. Në punë, do të keni mundësi shumë të mira për të çuar përpara projektet tuaja. Do të gjeni edhe mbështetjen e njerëzve, të cilët nuk mendonit se ishin të gatshëm t’iu ndihmonin.

Ujori

Bëni që arsyet tuaja të kenë vlerë në dashuri, por mos insistoni shumë. Nostalgjia e një personi të largët, do t’iu bëjë të ndiheni keq, por në mbrëmje do të rigjeni buzëqeshjen. Ata që janë vetëm, mund të humbasin një mundësi të rëndësishme për të bërë për vete ish-partnerin e tyre. Përballojini me kurajo disa situata në punë, të cilat do të sjellin një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj. Fati i’u buzëqesh guximtarëve!

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje, bëni kujdes pasi rrezikoni t’a mbysni partnerin me kërkesat tuaja. Gjeni mënyrën që kërkesat tuaja të dëgjohen me vëmendje, pa e presionuar. Ata që janë vetëm, do jenë në vështirësi, pasi mundësitë për njohje të reja gjatë kësaj dite janë fare të pakta. Mos ua besoni sekretet kujtdo.Sa i takon sferës profesionale, merrni vendime në raport me situatën ku ndodheni. Mos veproni të shtyrë nga impulsi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Katalonja dhe lëvizjet evropiane për pavarësi

Përpjekja e Katalonjës për t'u shkëputur nga Spanja mori një kthesë tjetër...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.