Horoskopi ditor 1 gusht 2017

Dashi

Impulset krijuese të kombinuara me maturinë do t’ju ndihmojnë. Nëse vendosni të bëni diçka, rezultatet e aktiviteteve tuaja në të ardhmen e afërt mund të bazohen në aftësitë tuaja. Duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm lidhur me shëndetin. Ju mund të ndjeni simptoma të panjohura, ndaj mos hezitoni të vizitoheni te mjeku.

Demi

Do të keni keqkuptime në marrëdhënie me kolegët. Përgatituni për probleme serioze me ata që gjithmonë i keni pasur pranë. Do t’ju duhet të kaloni vështirësi të mëdha në marrëdhënie me njerëzit tuaj të dashur. Mos e shtyni zgjidhjen e problemeve për nesër. Nëse tregoni shkathtësi, nga mesi i javës mund të zgjidhni me sukses gjithë mosmarrëveshjet.

Binjakët

Dita nuk do të jetë e favorshme nga ana financiare. Shpenzime të paplanifikuara do të ndikojnë ndjeshëm në bixhetin tuaj. Mund të ndodh një aksident. Kujdes me aventurat romantike, pasi ato mund të kenë pasoja të padëshiruara.

Gaforrja

Situata do të jetë totalisht e paqëndrueshme dhe konfliktet në familje do t’ju kushtojnë. Ka shumë mundësi që sot të merni informacion negativ lidhur me partnerin tuaj. Mundohuni të përmbaheni nga dëshira për të ndëshkuar ose për të marrë hak. Ju vetëm duhet të përcaktoni marrëdhëniet me këta njerëz.

Luani

Sot pakënaqësitë janë të mundura përkohësisht, si me veten edhe me të tjerët. Parashikohet që ato të reflektohen në punë dhe t’ju shtyjnë drejt braktisjes së postit, duke bërë që situata juaj financiare të përkeqësohet. Ju nuk duhet të rrezikoni me bërjen e një biznesi, i cili nuk ju përshtatet. Prisni dhe fati i mirë nuk do të vonojë.

Virgjëresha

Kushtojini vëmendje të veçantë letrave dhe dokumenteve. Mos i besoni informacionet e marra. Parashikohen sulme të mundshme nga armiqtë dhe ziliqarët. Nëse është e mundur kalojeni pasditen në natyrë. Në këtë mënyrë do të çliroheni nga stresi dhe ankthi. Bëni kujdes me shëndetin tuaj dhe personave që keni përzemër. Kujdes me gjumin e çrregullt.

Peshorja

Sot mund të ketë luhatje humori. Vrazhdësia juaj dhe mungesa e vullnetit për të dëgjuar njerëzit që ju rrethojnë do të arrijnë kulmin dhe do të shkaktojë stres të brendshëm, tension dhe tjetërsim të marrëdhënieve. Ju do të përfitoni nga një vizitë në një tempull ose nga një literaturë shpirtërore.

Akrepi

Gjatë kësaj dite depresioni është shumë i mundshëm, ashtu si trishtimi i kombinuar me agresivitetin e shkaktuar nga marrëdhëniet e tensionuara me dikë të afërt. Këshillohet të kaloni një natë të qetë dhe të shmangni pijet alkoolike, pasi parashikohet dhimbje koke.

Shigjetari

Rekuperimi emocional do të jetë karakteristikë në ditën e sotme. Lumturia do të karakterizohet me humor dhe romanticitet. Edhe nëse do të ndeshni në një situatë kritike, ju do të jeni në gjendje ta përballoni pa shumë probleme. Ndërkohë mund të ketë një transferim në të ardhmen e afërt.

Bricjapi

Ju rrezikoni nga pushtimi i jetës së vërtetë nga bota juaj e brendshme. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos filloni kontaktet me problemet dhe planet tuaja. Këshillohet që pasditen ta kaloni në shtëpi, pse jo me një festë familjare.

Ujori

Gjatë mëngjesit ka shumë mundësi që të jeni në qendër të vëmendjes dhe të kënaqeni me gjëra fare të vogla. Por në qoftë se nuk ndjeni sinqeritet, njerëzit që ju rrethojnë po e bëjnë gjithçka sa për sy e faqe. Tregohuni të aftë për të kuptuar rrethanat e situatës.

Peshqit

Në jetën tuaj ndoshta mund të hyjnë njerëz të rinj që do t’ju japin ide të reja dhe do t’ju hapin sytë rreth mundësive me të cilat do të kontribuoni për veten tuaj. Pas vështirësive financiare, situata do të jetë e përmirësuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 4 Korrik 2017

Dashi Më në fund pasioni në çift do rizgjohet dhe emocionet që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *