Horoskopi ditor, e diel 30 prill 2017

scorpione2

Dashi

Të lindurit në shenjën e dashit shpesh duan të marrin rrugën e tyre për të realizuar plane shumë specifike që kanë të bëjnë me projektet e tyre. Personat e kësaj shenje janë gjithnjë më kërkues dhe me besim të mjaftueshëm për të arritur ato që duan.

Demi

Personat e lindur në këtë shenjë gjatë kësaj javë do të ndikohen nga Hëna, e cila ndodhet te Gaforrja. Demi është një shenjë e fortë dhe të lindurit në këtë shenjë nuk kanë tendencë t’iu shmangen të tjerëve. Për problematika të ndryshme shpesh tregohen të ashpër.

Binjakët

Të lindurit në këtë shenjë duhet të kenë kujdes me shpenzimet këto ditë. Do ketë ditë ku do ndiheni të lënduar dhe të mërzitur. Personat në shenjën e binjakëve duet të bëjnë kujdes edhe nga manipulime të mundshme nga persona të shenjave të tjera.

Gaforrja

Mund t’a mbyllni derën sot dhe t’i shmangni njerëzit që historikisht ju kanë shkaktuar probleme. Ka të ngjarë që sot do të jeni mjaft të ndjeshëm, prandaj qëndrimi vetëm në shtëpi, pa prezencën e askujt do t’ju bënte të ndiheshit më mirë me veten.

Luani

Duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë diskutimeve me të tjerët. Ju ndodh që shpesh dilni nga vetja dhe bëheni impulsiv dhe pa ndonjë qëllim të caktuar fyeni të tjerët. Duhet të tregoni kujdes për të eliminuar kështu ndonjë problem të mundshëm.

Virgjëresha

Dita e sotme do të jetë mjaft e qetë për ju pasi Hëna nuk do të ndikohet nga Gaforrrja. Nuk do të keni asnjë lloj problemi me të tjerët, dita juaj do të jetë më se e zakonshme.

Peshorja

Peshorja do përpiqet t’i mbrojë të lindurit në shenjën e saj. Po përpiqet të mbrojë ata që kanë karakter më të butë kundrejt atyre që kanë paksa sjellje agresive në lidhje me të tjerët. Megjithatë nuk përbën aspak rrezik.

Akrepi

Të lindurit në shenjën e akrepit nuk duhet të ndihen keq për shkak të dobësive fizike që ndiejnë. Me kalimin e kohës do të ndiheni mjaft në formë. Është vetëm diçka e momentit.

Shigjetari

Shigjetarët mund, por edhe mund të mos përfitojnë nga kjo ditë. Megjithatë të lindurit në këtë shenjë janë të fortë dhe mjaft ambiciozë dhe mund t’a gjejnë zgjidhjen e situatës në çdo moment.

Bricjapi

Ata që janë në këtë shenjë duhet të bëjnë kujdes me veprimet dhe lojërat e tyre sot. Duhet të përfitoni sepse Hëna nuk është në shenjën tuaj. Në marrëdhëniet e punës mund të keni oferta të reja.

Ujori

Duhet t’a shfrytëzoni në çdo moment këtë ditë sepse do të jetë mjaft produktive. Kjo lloj ndjesie ka kohë që ju mungon. Kjo ditë pushimi mund të jetë edhe një lloj qetësie për ju.

Peshqit

Të lindurit në këtë shenjë duhet të ndjekin instinktet e tyre. Keni të ngjarë të ndikoheni nga Hëna që ndodhet në shenjën e Gaforres. Kjo do ju bëjë të jeni më të bindur dhe të kujdesshëm për veprimet që doni të bëni.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përse macet ikin nga rëra kur e bëjnë nevojën?

Shumë pronarë kanë vërejtur që macet e tyre, pasi ta bëjnë nevojën...
Read More