Horoskopi ditor, e dielë 25 qershor 2017

scorpione2

Dashi

Dite e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Dashuria nuk do jete aq e mire sa ju e keni dëshiruar dhe debatet do jene te mëdha. Beqaret nga ana tjetër, te mbështetur nga Marsi dhe Dielli do keni raste te mira për te pasur takime interesante. Shfrytëzojini! Fatmirësisht financat nuk do kenë asnjë tronditje. Ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës.

Demi

Sot do e neglizhoni paksa jetën tuaj ne çift dhe do i jepni me tepër rëndësi jetës familjare apo asaj profesionale. Nëse flisni me partnerin dhe i sqaroni gjithçka, ai do tregohet i kuptueshëm. Dashuriçkat e beqareve nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do bënit mire te mos nxitoheshit. Jupiteri do favorizoje një situate financiare goxha te mire. Përfitoni sa me shume qe te mundeni.

Binjaket

Një ambient i ngrohte dhe plot ngjyra do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ka mundësi qe disa tre marrin edhe vendimet qe duhet t’i kishin marre prej kohesh. Beqaret do gjejnë persona te veçante, por do kenë frike te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar do kryeni transaksionet e duhura dhe situata do përmirësohet. Vazhdoni ta ruani sa te mundni maturinë.

Gaforrja

Gjithçka do shkoje mire sot ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Do tregoheni me romantike dhe do bëni çmos qe ai te ndihet si ne ëndërr. Nëse jeni beqare, sot do keni vetëm një ide ne koke: te martoheni sa me pare. Kujdes, mos u nxitoni edhe pse do iu jepen disa mundësi te mira. Nuk do tregoheni te organizuar ne sektorin e financave dhe kjo do sjelle disa tronditje.

Luani

Jeta sentimentale e çifteve do jete me e qete se kohet e fundit sot. Do e keni te lehte ta shprehni atë qe mendoni dhe do bëni shaka me partnerin. Ambienti do jete i këndshëm. Beqareve do iu duhet te marrin vendime te rëndësishme, por te domosdoshme. Dielli do iu nxite te shpenzoni shume dhe financat do kenë tronditje. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni te ngeleni pa gjë.

Virgjeresha

Urani nuk do jete aspak i favorshëm për jetën tuaj ne çift sot. Ai do iu nxite te tregoheni kokëfortë dhe te mos toleroni aspak. Kujdes sepse debatet me parterin do jene te zjarrta. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te krijojnë një lidhje, por mundësitë e mira qe do iu dalin, mund t’ua ndryshojnë mendjen. Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm. Beni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Peshorja

bashkëpunimi ne çift do rritet sot dhe do ndiheni me afër njeri-tjetrit. Marrëdhënia juaj do jete me e forte dhe kështu mund te përballoni pa frike çdo lloj sfide. Beqaret do jene shume joshës dhe te vendosur për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Situata financiare do jete e paqëndrueshme. Tregohuni shume te matur nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë para ne xhep.

Akrepi

Hëna do favorizoje jo vetëm jetën tuaj sentimentale, por edhe atë shoqërore. Do gjeni kohen e duhur për te kaluar me shoqërinë, pa e lënë pas dore as atë qe keni ne krah. Priten momente romantike ne mbrëmje. Beqaret nuk do kenë mundësi për lidhje, por ne fakt as ata nuk e dëshirojnë me ngulm. Financat do jene te dobëta. Nuk rekomandohen shpenzime.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete e trazuar gjate kësaj dite. Kujdes me çdo gjë qe do thoni sepse nga momenti ne moment mund te shpërthejnë debate te mëdha. Beqaret do kenë një takim te mrekullueshëm ne orët e pasdites. Mendohuni mire para se te hidhni një hap. Shmangni transaksionet e mëdha financiare nëse nuk doni te keni probleme me buxhetin.

Bricjapi

Dite e mërzitshme dhe pa emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do jete rutine, pa asnjë gjë te veçante. Beqaret do kenë disa te papritura qe mund t’ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për te dale me persona te rinj. Financat nuk do përbëjnë asnjë problem. Vazhdoni te tregoheni po aq te organizuar sa me pare.

Ujori

Nëse keni një lidhje prej disa kohës, sot do filloni te bëni projekte për te ardhmen. Do ndiheni mire dhe te gëzuar ndërkohë qe mendoni se do e keni gjithmonë pranë partnerin. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por ende nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar do iu mungoje serioziteti për menaxhimin e mire te të ardhurave qe keni. Kujdes!

Peshqit

Tregohuni me te duruar ne çift dhe mos i merrni për keq te gjitha kritikat qe mund t’iu beje partneri. Nëse kërkoni me shume siguri nga ai qe keni ne krah, kërkojani. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe mos kërkojnë gjilpërën ne kashte. Do vuani me shume nëse nuk do e gjeni. Financat do jene te favorizuara. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë fushe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet skandali në Burgun e Peqinit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka zbuluar një skandal në burgun e Peqinit,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.