Horoskopi ditor, e enjte 25 maj 2017

scorpione2

Dashi

Partneri/ja do ju përkëdhelë gjatë gjithë kohës sot ju të dashuruarve dhe në çdo çast keni për t’u ndier për mrekulli pranë tij. Shfrytëzojeni çdo moment sa të mundeni. Beqarët duhet të kujdesen më tepër për pamjen e jashtme në mënyrë që të arrijnë të tërheqin vëmendjen e atyre që pëlqejnë. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi.

Demi

Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak të qetë sot. Miqtë dhe familjaret e të dyve do ndërhyjnë dhe do ju prishin harmoninë. Beqarët më në fund do e gjejnë personin e tyre të ëndrrave dhe jeta do ju marrë drejtimin që kanë dëshiruar gjithmonë. Buxheti nuk do jetë aspak i keq kështu që për asnjë moment nuk duhet të merakoseni. Gjithsesi investimet lërini për më vonë.

Binjakët

Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë lloj problemi gjatë kësaj dite. Për shumë gjëra do sqaroheni me atë që keni në krah dhe do merrni frymë më lirshëm. Beqarët nuk duhet të nxitohen sepse gjërat që ndodhin ngadalë janë ato më të bukurat dhe që të emocionojnë më tepër. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj.

Gaforrja

Do keni fat me shumicë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin/en do bëhet flakëruese. Shfrytëzojeni çdo moment sa të mundeni. Beqarët mund të kenë disa takime, por asnjëra nuk do jetë në lartësinë e duhur. Në planin financiar, po nuk treguat maturi e kujdes keni për të pasur probleme të mëdha.

Luani

Edhe pse marrëdhënia me partnerin/en do jetë shumë e mirë sot, gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju të mos i bëni më gjërat sipas rregullave që keni vendosur më parë. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij. Beqarët do kenë një ditë shumë romantike dhe shumë gjëra për ta do jenë ndryshe. Shpenzimet kufizojini sa të mundeni. në të kundërt do keni probleme.

Virgjëresha

Tregohuni sa më të arsyeshëm që të mundeni sot ju të dashuruarit dhe mos ua vini shumë veshin atyre që mund t’iu thonë disa të njohur. Më mirë se ju askush nuk e di atë që është më e mira për lidhjen. Beqarët sado që do mundohen nuk do mund ta gjejnë dot as sot prindin e kaltër. Sektori i financave do jetë shumë i favorizuar, kështu që mund t’i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet e menduara.

Peshorja

Mëngjesi do jetë delikat dhe plot debate sot, ndërkohë që pasdite shumë gjëra do ndryshojnë si me magji. Beqarët nuk do duan të fillojnë një lidhje tani për tani sepse do ju duket sikur do ua rrëmbejnë lirinë që kanë. Financat do përmirësohen goxha pas ndihmës që do ju japin familjarët.

Akrepi

Dite e kënaqshme dhe thuajse normale do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Me partnerin/en do ruani një marrëdhënie të ngrohtë. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër gjatë kësaj dite sepse mundësitë për të realizuar takime do jenë të shumta. Në planin financiar mirë është që të tregoheni të matur gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari

Do zgjoheni me humor më të mirë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin/en do fillojë të normalizohet. Do i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë, por do prisni pak para se të kërkoni falje. Beqarët do jenë të përkëdhelur nga yjet. Për ta shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht. Buxhetin duhet ta riorganizoni dhe gjendja shumë shpejt do normalizohet.

Bricjapi

Ka mundësi që dita e sotme të jetë shumë e turbullt sot për juve që jeni në një lidhje. Do keni kontradikta e konflikte ndonjëherë edhe për arsye të kota. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejë. Në planin financiar do i kaloni vështirësitë dhe me maturi do përmirësoni situatën.

Ujori

Nuk do silleni aspak mirë me partnerin/en tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe kjo do krijojë debate të njëpasnjëshme. Do mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Beqarët nuk do mendohen gjatë dhe ka mundësi të pranojnë ftesat që iu janë bërë së fundmi. Nëse doni që financat mos kenë probleme duhet patjetër të ulni në maksimum shpenzimet.

Peshqit

Qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sot. Partneri/ja do mundohet t’iu bëjë të lumtur në çdo moment kështu që juve do ju mbetet thjesht ta lini veten sa më të lirë. Beqarët ka mundësi të fillojnë menjëherë një lidhje pasionante me dikë që kanë kohë që po flirtojnë. Për t’i përmirësuar financat ka ardhur koha te merrni edhe ndonjë rrezik te mundshëm. Mos u shqetësoni aspak sepse pritet ditë e mirë sot.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ngjarja që shokoi Hollivudin, publikohen pamjet e aksidentit në setin e xhirimit të ‘Kill Bill’

Për këtë ngjarje ka folur bota e filmit prej shumë kohësh. [ngg_images...
Read More