Horoskopi ditor, e enjte 30 nëntor 2017

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Ka mundësi që ata që janë të martuar të mendojnë edhe për një fëmijë. Nëse beqarët krijojnë një lidhje, të jenë të sigurt që ajo do jetë përgjithmonë. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim të madh nga disa ditë më parë. Bëni kujdes me shpenzimet.

Demi

Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë të vështirë. Disa do vendosin edhe pak distancë me njeri- tjetrin. Kujdes! Për beqarët, do jetë ditë e favorshme. Flirtimet dhe joshjet nuk do mungojnë. Për sa iu përket financave, ato nuk do jenë as shumë të mira dhe as shumë të këqija. Menaxhojini me maturi.

Binjakët

Ata që janë në çift nuk do kenë një ditë të mirë. Ambienti do jetë elektrizues dhe debatet do jenë të shumta. Beqarët nuk do duan të krijojnë një lidhje duke qenë se para pak kohësh kanë pësuar zhgënjime. Financat do jenë të qëndrueshme dhe do mund të kryeni edhe shpenzimet për të cilat keni menduar prej disa kohësh.

Gaforrja

Nëse jeni në çift, do bëni gjithçka për ta bindur partnerin/en për ato që doni. Do mundoheni edhe ta përforconi më shumë lidhjen tuaj. Shkurt, çdo gjë do shkojë mirë. Beqarët do kthehen në specialistë të dashurive me shikim të parë. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek financat.

Luani

Jeta sentimentale e atyre që kanë një lidhje do shkojë më së miri. Do flisni hapur me atë që keni në krah dhe do zgjidhni disa pengje që iu kishin mbetur. Beqarët do takohen me dikë interesant, por që në fakt kërkojnë vetëm aventura. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Menaxhojini me kujdes të ardhurat.

Virgjëresha

Jeta juaj në çift në përgjithësi do jetë e mbrojtur nga Jupiteri. Plutoni do mundohet t’iu destabilizojë por nuk do ia dalë dot mbanë. Beqarët ndryshe nga kohët e fundit do iu japin më shumë rëndësi ndjenjave të tyre. Do jeni mjaft të favorizuar sot. Përfitoni! Një problem financiar do iu turbulloje paksa, por çdo gjë do zgjidhet.

Peshorja

Me Jupiterin që do ndikojë tek jeta sentimentale, çiftet do kalojnë një ditë të qetë dhe pa probleme. Dashuroni sa më shumë edhe pse pa shumë pasion. Beqarët do e kenë të vështirë të bëjnë takime dhe të takojnë atë që kanë ëndërruar. Çështjet financiare mund t’ua prishin paksa qejfin. Kujdes.

Akrepi

Jeta juaj sentimentale do jetë mjaft e qëndrueshme. Çiftet do bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe pasioni do të rindizet nga mbrëmja. Për beqarët kjo dite do sjellë një surprizë të këndshme. Urani mund të shtoje edhe mundësitë për dashuri. Në planin financiar do ndërmerrni rreziqe, por fati do jetë në anën tuaj.

Shigjetari

Mos ndryshoni asgjë në jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jetë shumë e madhe. Është shumë e lehte të shkatërrosh gjithçka por për ta rindërtuar është shumë e vështirë. Nëse jeni vetëm situata juaj do fillojë të përmirësohet shumë shpejt. Përfitoni sa më shumë! Neptuni do ua ndërlikojë sektorin e financave.

Bricjapi

Në planin sentimental do keni më shumë se kurrë besim tek partneri/ja. Do doni të qëndroni gjithë ditën pranë tij/saj. Do kaloni çaste të këndshme. Beqarët do pëlqejnë dikë dhe do mendojnë se ai është prona e tyre. Kujdes! Për të shpenzuar aq sa doni duhet që më parë të merrni masa për të rregulluar financat.

Ujori

Ju që jeni në çift do dashuroni edhe më shumë sot. Do keni dëshirë ta përmirësoni jetën sentimentale dhe do ia dilni mbanë. Bravo! Beqarët do marrin iniciativën të bëjnë një takim. Pushteti juaj joshës do të testohet dhe rezultati do jetë mjaft pozitiv. Jupiteri do ndikojë tek financat. Tregohuni më vigjilentë me shpenzimet.

Peshqit

Marrëdhënia me partnerin/en nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite madje mund të shfaqet edhe ndonjë stuhi. Bëni kujdes me çdo gjë që do thoni. Beqarët nuk do kenë fat dhe as sot nuk do e gjejnë dot personin që po kërkojnë prej kohësh. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira për të përmirësuar situatën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjendet piloti i avionit sirian të rrëzuar

Dërgohet në spital pas gjetjes, piloti i cili u hodh me parashutë...
Read More