Horoskopi ditor, e enjte 7 shtator 2017

Dashi

Pasioni në çift do jetë i çmendur gjatë kësaj dite dhe emocionet, të papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit sepse gjëra të tilla nuk përsëriten shpejt. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë më parë. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura nga Plutoni. Nuk do keni as vështirësinë me te vogël.

Demi

Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do vazhdoni të ruani një komunikim të mirë me partnerin/en dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqarët do kenë takime interesante dhe do ndjehen mirë. Në planin financiar nuk do jetë asgjë shumë e thjeshtë. Tregohuni të matur.

Binjakët

Ata që janë në një lidhje nuk do ndihen shumë mirë gjatë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri/ja do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Kujdes sepse situata mund të përkeqësohet më shumë sesa mendoni. Beqarët nuk do jenë të favorizuar nga yjet. Në planin financiar tregohuni më të përgjegjshëm.

Gaforrja

Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do e surprizoni gjatë gjithë kohës personin që keni në krah. Momentet emocionuese do jenë të pafundme. Beqarët nuk duhet të krijojnë një lidhje me personin e parë që do iu dalë përpara sepse mund të bëjnë gabime. Që financat të jenë të mira duhet të shpenzoni me kujdes.

Luani

Zemra juaj do ndihet më së miri sot sepse çdo gjë do shkojë për mrekulli në jetën tuaj në çift. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë pikat tuaja më të forta. Beqarëve do iu konkretizohen më në fund ëndrrat dhe me shumë gjasë do ndryshojnë shumë shpejt status. Financat do jenë goxha të dobëta. Kujdes.

Virgjëresha

Ditë goxha e vështirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do i pranoni lehtë disa kritika të partnerit/es dhe ndonjëherë gjithçka mund t’iu duket me tendencë të keqe. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak më tepër durim nëse duan ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mërkuri do jetë si thikë me dy presa në planin financiar. Bëni kujdes.

Peshorja

Priten ndryshime të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do i mendoni më me qetësi ato që do bëni dhe nuk do nxitoheni të merrni vendime. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë shumë personave që do i joshin gjithë kohës sepse mund edhe të zhgënjehen. Financat do jenë më të mira se kohët e fundit.

Akrepi

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Edhe sytë do iu buzëqeshin në momentet kur të jeni pranë të dashurit/ës tuaj të zemrës. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të ndihen më së miri. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do mund të kryeni të gjitha transaksionet.

Shigjetari

Edhe pse nuk do jeni shumë të sigurtë për jetën sentimentale, sërish do kaloni një ditë të këndshme me partnerin/en. Përfitoni nga qetësia e të dyve për të folur hapur. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme. Financat do jenë të dobëta, ulni paksa shpenzimet.

Bricjapi

Komunikimi në çift do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do shihni me më shumë optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri nuk do jetë në lartësinë e duhur. Financat do jenë goxha shqetësuese, prandaj duhen marrë masa.

Ujori

Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk pritet as problemi më i vogël. Përkundrazi mund të merren edhe vendime të rëndësishme mbi të ardhmen. Beqarët do jenë shumë joshës dhe me fat. Përgatituni për ndryshime. Në planin financiar do tregoheni më të kujdesshëm dhe do bëni një riorganizim.

Peshqit

Ditë mjaft e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini dot të shihni me qartësi atë që po iu ndodh dhe do bëni gabime njeri pas tjetrit. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të pasur takime impresionuese. Financat do kenë disa tronditje të vogla megjithatë nuk pritet asnjë problem serioz.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vera në privatësi, 10 rregulla për të mos “u zbuluar”

Për adhuruesit e fshehtësisë dekalogu i Garante sugjeron që të caktivizojmë opsionet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.