Horoskopi ditor, e enjte 9 shkurt 2017

scorpione2

Dashi

Keni zgjedhur një rrugë të mesme sot për të arritur objektivat tuaj ju të dashuruarit. Edhe pse do të keni kritika jeni ju që merrni vendimet për veten. Beqarët nëse nuk duan të pësojnë zhgënjime në dashuri, duhet të bëjnë edhe pak durim për të gjetur personin e duhur. Në planin financiar, do keni mbështetjen e pakushtëzuar të Saturnit.

Demi

Po hidhni argumente që nuk jeni të gatshëm ti mbështesni në ditët në vijim. Mbase një ndryshim strategjie kundrejt partnerit/es do të ishte më i mirë. Beqarët të vendosur për të mos qëndruar më vetëm, do bëjnë çmos për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Financat nuk do jenë të mira, kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Puna për ju sot do të jetë një burim kënaqësie. Bashkëpunimi me kolegët ju ka bërë që të përfitoni bonuse mjaft të mira morale dhe materiale. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në vendimet që do marrin, jo gjithçka është aq e bukur sa duket. Në planin financiar do keni fat, do arrini të kryeni edhe investime.

Gaforrja

Po lini pas dore raportet tuaja personale dhe sidomos ato që ju përkasin ndjenjave. Kur të kërkoni miqtë tuaj do të vini re distancat. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri, ku priten takime të bukura dhe emocionuese. Financat do arrini t’i mbani të ekuilibruara, gjithçka do ecë mirë falë menaxhimit tuaj.

Luani

Nëse nuk jeni të kënaqur nga ajo që po bëni kohët e fundit ju të dashuruarit, është mirë të ndaleni dhe të mendoni qartë se kush është prioriteti juaj. Beqarët do marrin ftesa të shumta për takime, por që nuk do arrijnë të sjellin asnjë ndryshim në jetën e tyre. Financat do arrini t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Virgjëresha

Doni të vazhdoni projektet që keni nisur me partnerin/en, por rrethanat nuk do t’ju lejojnë ta bëni këtë gjë. Ndryshoni drejtim në kohën e duhur. Beqarët do argëtohen mjaft dhe do kenë mundësi të shumta për të gjetur personin ideal. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes, kjo do ju bëjë të shmangni çdo problem.

Peshorja

Gjeja më e mirë është heshtja kur shihni që përreth jush situatat dhe personat janë duke krijuar rrëmujë. Më pas gjithçka do të qartësohet. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund, do bëjnë mirë të mos nisin asnjë angazhim. Financat bëni mirë t’i menaxhoni me kujdes, planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek buxheti juaj.

Akrepi

Personat gri që rrinë rreth jush nuk kanë pasur asnjëherë asnjë ide dhe nuk ju kanë propozuar asgjë deri tani. Bëni mirë të bëni dallime. Beqarët do jenë me humor të mirë dhe do tentojnë për disa aventura të këndshme. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura sot, nuk keni pse shqetësoheni.

Shigjetari

Sot duhet të veproni vetëm për veten tuaj ju që jeni në një marrëdhënie. Duke marrë rolin e të tjerëve i keni hequr vetes mundësitë të dëgjoheni në ambiente të ndryshme. Beqarët nuk do kenë ditët e tyre më të mira në dashuri, prandaj bëjnë mirë të mos hedhin asnjë hap pa u menduar. Edhe në planin financiar do përballeni me vështirësi.

Bricjapi

Jeni të pavarur në vendimet tuaja sot dhe kjo ju ka krijuar mjaft liri veprimi. Benefitet e kësaj gjëje do i përjetojnë edhe familjarët tuaj dhe partneri/ja. Beqarët duhet të tregohen të matur në takimet që do realizojnë sepse mundësitë do jenë vetëm për aventura kalimtare. Me financat duhet akoma dhe më shumë maturi.

Ujori

Keni kërkuar prej kohësh mënyrën më të mirë për të zgjidhur disa ngërçe që po verifikohen në lidhjen tuaj të dashurisë. Nëse nuk ja dilni mbase është momenti të ndaloni. Beqarët do kenë takime interesante dhe mundësi të mira për të nisur edhe lidhje. Edhe në planin financiar do keni fat, problemet do i hidhni pas krahëve.

Peshqit

Entuziazmin e munguar po filloni ta gjeni përsëri sot në detaje të vogla dhe në ambientin e ngrohtë familjar. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria, angazhimet e shumta në punë nuk do i lënë aspak kohë për të menduar për të. Në planin financiar do arrini të përmirësoni buxhetin falë menaxhimit tuaj të mirë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zhduken bletët, banorët: Shkak është mbjellja e hashashit

Shqetësimin për zhdukjen e një sasi të konsiderueshme familjesh të bletëve në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.