Horoskopi ditor, e martë 23 maj 2017

scorpione2

Dashi

Diçka e pazakontë do të vijë në rrugën tuaj, prandaj gjeni dikë tjetër për ta ndarë këtë ndryshim. Po lini shkëndija ngado, që nga jeta personale dhe rrethi shoqëror. Jeni tepër modest dhe shpesh i nënvlerësoni shumë gjëra. Gjatë kësaj të marte duhet të tregoni të kundërtën. Do të hasni shumë pengesa, por nuk duhet të ndaleni.

Demi

Jeni duke hyrë në një fazë egoiste të jetës suaj, por kjo është gjëja për të cilën kishit nevojë në këto momente. Një mik/e juaj do të vijë të këshillohet me ju, por nuk duhet ta mbështesni në asgjë. Duhet të vazhdoni të qëndroni të fortë, edhe nëse mbeteni vetëm. Do të jetë një ditë e vështirë, por në fund do i’a dilni.

Binjakët

Mënyra më e mirë për të ndihmuar dikë është të tregoheni të ndjeshëm për shqetësimet e tyre. Merrni disa ditë pushim sepse e meritoni. Tashmë duhet t’ia nisni nga e para, por pa pishman. Në të kaluarën jeni përballur me situata të ngjashme dhe i’a keni dalë. Prova të cilës do i nënshtroheni, do shërbejë për të mos bërë më gabime.

Gaforrja

Vendosini nevojat tuaja mënjanë të paktën për një ditë. Përqendrohuni në ndihmën që mund t’i jepni të tjerëve, veçanërisht atyre që doni. Ata që janë vetëm parashikohet të realizojnë takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll edhe pse do bëni disa shpenzime.

Luani

Situatat në shtëpi do të jenë shumë interesante. Një ofertë bujare do t’ju vijë papritmas nga një i afërm apo mik. Mos u nxitoni të supozoni se është shumë e bukur për të qenë e vërtetë apo s’e ju nuk e meritoni. Spontaniteti juaj do të jetë pikë force, pasi edhe në momentet që do të ziheni ngushtë, do të veproni lirisht. Kujdes me shëndetin sot.

Virgjëresha

Tregohuni të kujdesshëm të mos e lejoni ambicien të pushtojë anën e butë të personalitetit tuaj. Ju duhet të merrni një tjetër drejtim, veçanërisht nëse doni të përmbushni fatin tuaj. Nëse lejoni dikë tjetër të merret me një projekt tuajin, është si të hiqni dorë nga çdo përgjegjësi, por për rrjedhojë edhe nga meritat. Shëndeti do jetë pak delikat, kujdesuni për veten.

Peshorja

Do të përmbushni me sukses, të gjithë detyrat që ju kanë vënë, pa e kuptuar se si, dhe do të merrni shumë lëvdata. Vazhdoni kështu dhe jepni më shumë sesa të tjerët presin nga juve për të afirmuar veten tuaj. Do të keni nevojë për qetësi, nëse doni të realizoni gjithë sa keni premtuar. Personat që do të keni përballë, do t’iu kuptojnë menjëherë dhe do ju mbështesin.

Akrepi

Ajo që doni tani është një mbështetje pa kushte dhe e besueshme nga njeriu që doni. Këtë do ta merrni sapo të jeni gati. Ju keni gjithçka që ju nevojitet, dhe për këtë arsye jeni më shumë me fat se të tjerët. Gjatë kësaj dite, do të keni disa mendime më shumë, sa i takon jetës sentimentale. Shëndeti do të jetë i mirë.

Shigjetari

Nëse mendoni se mund të bëni një punë më të mirë se dikush tjetër, keni të drejtë. Prandaj merrni situatën në kontroll dhe veproni. Sa i takon kënaqësisë personale, duhet domosdoshmërisht të rrisni nivelin e vështirësisë së programeve tuaja, pasi në të kundërt nuk do të merrni admirimin e të tjerëve. Përfshijeni udhëtimin në planet tuaja.

Bricjapi

Sot kur të ndjeni nevojën për të pasur pranë dikë, mos hezitoni t’ia kërkoni njeriut tuaj të zemrës. Ju e keni menduar e menduar këtë situatë, dhe nuk mund të shihni një mënyrë për të dalë. Beqraët do preferojnë të mbajnë të njëjtin status edhe për pak kohë. Financat do jenë të mira për të bërë edhe investime.

Ujori

Nëse gjërat po bëhen pak si të mjegullta sot, bëni mirë të lëvizni përpara me shpejtësi. Mos shtyni asgjë për më vonë. Yjet ngatërrestarë mund t’ju hapin pak telashe në jetën tuaj në çift. Në punë duhet të arrini të merrni rezultate të kënaqshme, nëse doni që të vlerësoheni nga personat që ju rrethojnë.

Peshqit

Largoni çdo kritikë sot ndaj kolegëve në punë duke qëndruar fort në gjërat në të cilat besoni. Ju keni bërë të pamundurën në një projekt të madh. Mundohuni që të krijoni hapësirë edhe për t’u qetësuar. Duhet të veproni me shumë kujdes, nëse nuk jeni në gjendje të përballoni presionin. E nesërmja mund të sjellë momente më të mira.

Shkruar Nga
More from Revista User

Melania foli kaq shumë vetëm me ngjyrën e veshjes së saj!

Me sa duket Melania nuk e ka harruar ende lajmin mbi tradhëtin...
Read More