Horoskopi ditor, e mërkurë 24 maj 2017

scorpione2

Dashi

Nuk mund të ndaheni mes të gjithë atyre personave që njihni. Veproni sipas zgjedhjeve që varen nga zemra juaj e që ju interesojnë vërtet. Vetëm kështu do të kanalizoni forcat tuaja për të arritur qëllimet. Në punë do jeni mjaft aktivë dhe në kontakt me të tjerët. Në fakt Mërkuri dhe Afërdita stimulojnë shumë takimet, udhëtimet, marrëveshjet, etj.

Demi

Tregohuni të kujdesshëm e mos u gëzoni përpara kohe për fitoren, nëse nuk dëshironi të zhgënjeheni më pas. Një ekzaminim i ndërgjegjes suaj do ju ndihmojë të kuptoni gabimet që keni bërë në të kaluarën tuaj. Urani dhe Marsi në shenjë mund të sjellin një farë pështjellimi që mund t’ju mjegullojë mendimin dhe idetë, por Afërdita në shenjë ju risjell kthjelltësinë.

Binjakët

Nëse do të lejoni që t’ju shpëtojnë batuta të pamenduara mirë, do të hyni në telashe, prandaj maturia nuk do të jetë asnjëherë e tepërt. Një dialog i hapur me partnerin/en për ato gjëra që ju shqetësojnë do ju ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura. Beqarët nuk do ndihen gati për të hedhur hapa dhe do preferojnë të qëndrojnë plotësisht vetëm.

Gaforrja

Mjafton një hollësi për të ngritur lart një re të madhe pluhuri. Megjithatë të gjithë ata që janë në kontakte me njerëz të ndryshëm në ambientin e punës, do të dinë të reagojnë në mënyrë pozitive. Marrëdhënia juaj në çift do jetë aq e bukur dhe e ngrohte saqë të gjithë do duan t’iu kopjojnë. Tregoni kujdes me shëndetin.

Luani

Gjithçka në ditën e sotme do të jetë kontradiktore për ju. Midis dëshirës të shpenzoni e njëkohësisht të tregoheni të matur, të qëndroni vetëm apo të jeni të shoqëruar, me të vërtetë që do ta keni shumë të vështirë zgjedhjen. Në punë yjet për fat të mirë do i keni në krah dhe do arrini rezultate të mira. Shëndeti do jetë mirë.

Virgjëresha

Kini kujdes gjatë momenteve të vlerësimit të situatave në të cilat do të ndodheni gjatë kësaj dite. Gëzim e optimizëm do të përjetoni në marrëdhënien tuaj me partnerin/en, e do të ndjeheni mjaft optimistë për të ardhmen tuaj. Beqarët do kënaqen pafund nga ftesat që do iu bëhen dhe me dikë do pranojnë të hedhin edhe hapa më tej.

Peshorja

Një shpenzim i papritur do ju detyrojë të planifikoni më tej të ardhurat tuaja. Gjendja e lëkundur e humorit do ju shkaktojë probleme me njerëzit që ju rrethojnë, prandaj tregohuni sa më të matur këtë periudhë. Edhe në punë do keni disa konflikte me kolegët, bëni kujdes në çdo hap tuajin. Shëndeti do jetë disi delikat.

Akrepi

Sot të irritoheni për ju nuk do të ketë aspak vlerë. Kështu që tregohuni të përmbajtur e të mirëkuptueshëm edhe me ata që do ju kundërshtojnë në ambientin e punës. Askush nuk do ju imponojë zgjedhje imediate prandaj merrni kohë në dispozicion për të vendosur. Ditë përgjithësisht pozitive ka për të qene kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje.

Shigjetari

Do të keni mjaft energji për të përballuar edhe situatat më të vështira. Yjet do ju ndihmojnë të socializoheni e të përshtateni me të gjithë, duke u shfaqur mjaft aktivë në jetën sociale. Beqarët do kenë pafund takime dhe me siguri që do mund të fillojnë edhe lidhje të qëndrueshme. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm.

Bricjapi

Mbajeni lart moralin, edhe atëherë kur do ju duket se gjithçka shkon për ters sidomos në ambientin e punës. Besimi juaj do të vlerësohet dhe do ti japë frytet e veta në momentin e duhur. Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin.

Ujori

Bëni një bilanc të gjendjes tuaj ekonomike e do të mbeteni të kënaqur. Tregohuni të gatshëm për të plotësuar dëshirat e partnerit/es tuaj e nuk do të zhgënjeheni. Beqarët do kenë një ditë goxha romantike dhe të mbushur me takime të veçanta. Kujdes duhet të tregoni me shëndetin, pasi koha mesa duket nuk po ndikon mirë tek ju.

Peshqit

Sot është ditë e përshtatshme për ju të lindurit e kësaj shenje që t’i zgjidhni më në fund njëherë e mirë problemet që keni pasur më parë. Po i latë gjërat pas dore situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Në planin financiar do kaloni momente të vështira, megjithatë fale ndihmës së të afërmve do ja dilni mbanë. Shëndeti i mirë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Britania fajëson Phenianin për sulmin kibernetik në maj

Ministri britanik për Sigurinë Ben Wallace tha të premten se vendi i...
Read More