Horoskopi ditor, e premte 3 nëntor 2017

Dashi

Të dashuruarit, falë ndihmës që do iu japë Plutoni, do e përmirësojnë marrëdhënien në çift duke u treguar më tolerantë dhe më bashkëpunues. Beqarët do kenë takime dashurie të mrekullueshme gjatë kësaj dite dhe me siguri do mendojnë të krijojnë një lidhje serioze me ata persona. Sektori i financave do jetë thuajse perfekt.

Demi

Sot në vend që të mendoni aventura kalimtare me dikë tjetër, kushtojini më tepër vëmendje personit që keni në krah. Ai do ketë më shumë se kurrë nevojë për ju. Beqarët do takojnë një person të shenjës së binjakeve me të cilin do kenë një komunikim të mirë. Situata financiare do fillojë të përmirësohet.

Binjakët

Do jeni gjithë kohës në dispozicion të partnerit/es tuaj sot dhe marrëdhënia në çift do fillojë të ngrohet. Ai që keni në krah nga ana e tij do mendojë për ndonjë dhuratë surprizë. Beqarët do jenë të kthjellët dhe mjaft realistë. Ëndrrat me sy hapur nuk janë për ta. Financat do kërkojnë më tepër vëmendje dhe durim.

Gaforrja

Do jeni shumë xhelozë për partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe do dëshironi ta keni gjithë kohës në mbikëqyrje. Mos e teproni sepse debatet mund të jenë aq të mëdha saqë nuk do dini nga t’ia mbani. Beqarët do jenë të pasigurtë dhe konfuzë për atë që duan. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me surpriza të këqija.

Luani

Flisni sa më hapur me partnerin/en tuaj sot për gjithçka që ju mundon sepse po i anashkaluat gjerat situata do ndërlikohet më vonë. Beqarët do tërhiqen së tepërmi nga personat që kanë ardhur rishtazi në zyrë ose në punë. Para se të hidhni çdo hap njihuni më mirë me ta. Në planin financiar merrni masa.

Virgjëresha

Ditë tërësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ketë as probleme serioze, por as pasion të zjarrtë ashtu si ju mendonit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë shumë pamjeve vizuale sepse ato shpesh zhgënjejnë. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështirësitë.

Peshorja

Ata që janë në çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin/en dhe mosmarrëveshjet në çift do jenë të mëdha. Vetëm në mbrëmje situata do përmirësohet paksa. Beqarët do kenë mundësi për takime serioze dhe jo thjesht për aventura kalimtare. Mërkuri do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe nuk do ju lejojë të tundoheni për të kryer shpenzime.

Akrepi

Nuk do jetë shumë thjeshtë sot për të gjetur ekuilibrin në jetën tuaj në çift sepse si ju ashtu edhe partneri/ja do dëshironi të dalë e juaja. Me këtë kokëfortësi nuk keni për të shkuar askund. Beqarët do pëlqejnë shumë një person. Kujdes mos hidhni hapa të nxituar. Në planin financiar duhet të bëni kujdes.

Shigjetari

Ditë e mbushur me pasion dhe emocione pa fund kjo e sotmja. Do ndiheni shpesh si në ëndërr dhe do dëshironi që dita të mos mbarojë kurrë. Beqarët do vendosin arsyen para zemrës dhe nuk do hedhin asnjë hap të nxituar gjatë kësaj dite. Me financat do tregoheni të kujdesshëm dhe situata do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme si më parë.

Bricjapi

Qielli i dashurisë do jetë i kthjellet gjatë kësaj dite. Do keni një komunikim mjaft të mirë me partnerin/en tuaj dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqarët do jenë mjaft ambicioz dhe nuk do kënaqen me ato takime që do realizojnë sot. Do bënit mirë t’i shtrinit këmbët sa keni jorganin. Financat nuk do jenë në gjendje të mirë.

Ujori

Ditë mjaft dinamike dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni ndjesi të papërshkrueshme dhe hera herës do ju duket vërtet sikur jeni në ëndërr. Beqarët nuk duhet të tregohen mendjemëdhenj sepse askush nuk do dëshirojë të qëndrojnë pranë tyre. Në planin financiar ka ardhur koha të ndërtoni një program strikt.

Peshqit

Zjarri i pasionit do rindizet gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do jetë më e bukur për jetën tuaj në çift. Shfrytëzojeni çdo sekondë tilla. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë në momentet që ata më pak e presin. Në planin financiar mos hidhni asnjë hap pa reflektuar apo pa qenë të sigurtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dy vjet burg për drejtuesin e grupit të hakerëve në Rusi

Një gjykatë ruse dënoi udhëheqësin e një grupi të hakerëve me dy...
Read More